Fëmija juaj është duke u rritur shpejt këto ditë: duke ecur, duke folur pak, ndoshta edhe duke përdorur një lugë ose pirun kur është duke ngrënë. Çdo lojë që ai luan, pavarësisht nëse është loja që ai tregon me gisht pjesët e ndryshme të trupit kur ju ja kërkoni, apo vendosja e objekteve në kuti dhe nxjerrja e tyre jashtë përsëri, i mëson atij diçka për botën që e rrethon.
Një nga gjërat që ai eshtë duke mësuar tani, është se ai është një individ më vete, dhe jo vetëm një zgjatim i juaji. Si mund të kuptoni ju nëse fëmija juaj e ka kapur këtë koncept? Vëreni atë para një pasqyrë: në qoftë se ai e njeh veten dhe nuk është duke u përpjekur për të arritur dhe për të prekur “fëmijën” tjetër, do të thotë se e kupton këtë gjë. Të kuptuarit se ai është një person i pavarur, ka gjithashtu anët e veta të dobëta – ai ende mund të bëhet ankthioz, kur ju ta lini vetëm.