Fëmija juaj tashmë mund të jetë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij, por jo gjithmonë emocionet e tij. Në këtë moshë, ai është ende i prirur për të vepruar duke ju shtyrë, tërhequr, duke bërtitur dhe duke u zemëruar. Ju mund të ndani këshilla për përballimin e kësaj situate, në komunitetin tonë. Është diçka e zgjuar, për të mos vendosur standarte tepër të larta. Ju nuk mund të prisni sjellje të përsosur nga ai gjithë kohës, dhe shpërthimet e zemërimit e inatit, janë mënyra e tij për t’ju treguar kur ai është i irrituar apo i mërzitur dhe nuk mundet më të mendojë në mënyrë të drejtë.
Kujtojini vazhdimisht atij se biseda dhe të folurit, jep rezultate më të mira – dhe lavdërojeni atë, kur ai bën përpjekje për të komunikuar me ju, me fjalë. Ndërkohë, sigurohuni që ju jeni duke komunikuar me të shumë mirë. Shpjegojini pse rregullat janë të nevojshme. Në vend që ti thoni atij që ai nuk mund të dalë në rrugë pa mbajtur dorën e një të rrituri, flitini se pse kjo gjë nuk është e sigurt, në mënyrë që ai të kuptojë arsyen e paralajmërimit tuaj.