Keni një arsye të mirë që të impresionoheni me fëmijën tuaj tre vjeç e gjysëm. Ai po perfeksionohet në lojën ‘puzzle’, mund të ndihmojë në punë të thjeshta, imagjinata tij ska kufij, dhe ai madje mund të provojë të shkruajë emrin e tij.
Është emocionuese kur shkaravitjet e fëmijës tuaj fillojnë të ngjasojnë më shumë me shkronja reale. Por të shkruarit është një moment zhvillimi i cili varon shumë nga fëmija në fëmijë. Mos u brengosni nëse fëmija juaj nuk është i interesuar për të shkruar. Inkurajoni të shkruarit e tij duke i bërë të lehtë qasjen në letër, laps, ngjyra.
Fëmija tre vjeçar kalon një kohë bukur të gjatë duke bërë dialog me kukullat, duke imituar bisedat e të rriturve, dhe duke përdorur lloje të ndryshme të zërave për karaktere të ndryshme –psh. zëra të këndshëm për foshnjat dhe zëra të fuqishëm për heronjtë. Fëmija juaj po mëson që të rriturit flasin ndryshe me njëri-tjetrin. Për shembull, ai ka vënë re që ndryshe tingëlloni duke folur me mamanë tuaj dhe ndryshe me shefin tuaj. Ai praktikon nivele të ndryshme të të folurit në lojërat e tij.