Ekspertët këshillojnë që ti përdorni me kujdes preparatet kozmetike gjatë shtatzanisë. Beba Ime zbulon se cilat preparate janë të sigurtë për përdorim. Preparatet për zbardhimin e dhëmbëve, për rrezitjen e lëkurës dhe mbrojtjen nga dielli, ngjyrat për thonj dhe flokë, preparatet kundër akneve dhe grimi i llojllojshëm mund të jenë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzanisë, sepse përmbajnë përbërës të rrezikshëm për foshnjen.
Domethënë, përbërësit e dëmshëm, përmes lëkurës mund të kalojnë në qarkullim të gjakut dhe ashtu të arrijnë edhe në placentë dhe fetus. Ekspertët për këtë këshillojnë kujdes, por edhe shmangje për një kohë nga disa prodhime kozmetike. Ju zbulojmë se cilat preparate kozmetike mund ti përdorni dhe cilat duhet shmangur gjatë shtatzanisë.