Urthi, rikthimi i ushqimit në ezofag, dhe tretja e dobët, shkaktohen nga progesteroni duke reduktuar lëvizshmërinë e stomakut. Kjo do të thotë se ushqimi mbetet në stomak për një kohë gjatë dhe sidomos në tremujorin e tretë të shtatzënisë, janë për shkak për komprimime të mitrës për shkak të rritjes së volumit të stomakut.
Presioni i rritur i stomakut ngre organet dhe diafragmën, kohëzgjatja e zbrazjes së stomakut dhe lëvizshmëria më e ulët e zorrëve është shkak i shfaqes së këtyre simptomave. Djegia dhe aciditeti që provojnë shtatzënat në kraharor, në fakt shkaktohen nga acarim i mukozës së ezofagut.
Gjatë shtatzënisë, gratë refuzojnë disa ushqime të caktuara dhe priren në mënyrë të pakontrolluar nga disa ushqime të tjera. Dëshirat lidhen me ndryshimet afektive, tipike të shtatzënisë dhe të zgjeruara nga tradita kulturore, nxisin burrat për të përmbushur kërkesat me kënaqësi të thellë madje edhe gjatë natës.
Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së djegies së stomakut/urthit, rikthimit të ushqimit në ezofak, tretjes së dobët dhe dëshirës për ushqime të veçanta?
• Duhen shmangur mbingarkesat në stomak me ushqim të rënda. Ushqimi duhet të merret gjatë ditës në racione të fraksionuara, psh 6-7 ose 8-9 herë në ditë.
• Duhet shmangur ushqimet që treten me vështërsi si të skuqurat, salcat, ushqimet e rënda, erëza apo ushqime me shumë kripë, lëngjet me gaz dhe kafeinë.
• Rregullimi i pozicionit shtrirë, gjatë gjumit të natës, për të parandaluar rikthimin e ushqimit në ezofag. Gjysma e natës mund të kalohet me dy jastekë dhe gjysma tjetër me një jastëk.
• Për lehtësuar urthin dhe aciditetin, mund të merret antiacid, sodë buke, hidroksid magnezi ose alumini.
• Në raste vërtetë të vështira, për të ndihmuar tretjen mund të përdoren preparate që ndihmojnë sekretimin e tëmthit dhe të lëngut pankreatik.
• Medikamentet që zvogëlojnë sekretimin e lëngut të stomakut dhe reduktojnë djegien, janë mjetet e fundit që mund të përdoren, por gjithnjë nën rekomandimin e mjekut.
• Kur gjendja paraqitet me urth dhe/ose aciditet, duhen shmangur nga ushqimi yndyrnat.
• Përdorimi i pantallona ose fundeve të gjëra në jetën e përditshme, favorizojnë tretjen e mirë të ushqimit.