Në fillimet e shtatzënisë, një pjesë e mirë e grave ndjejnë ftohtë. Kjo gjendje vjen si rezultat i mos furmizimit të mirë me gjak të sipërfaqes së trupit, i cili vetërregullohet nga shtimi i qarkullimit të gjakut për shkak të shtatzënisë.
Me rritjen e moshës së shtatzënisë, ndjenja e afsheve të ngrohta bëhen më të shpeshta tek gratë shtatzënë dhe kjo ndihet edhe tek këmbët. Kjo gjendje ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale por dhe të furnizimit më me shumë gjak të lëkurës duke dhënë shpesh edhe djersitje.
Çfarë duhet bërë për të dominuar ftohtësinë e këmbëve?
• Lëvizje/ecje. Kur ecjet bëhen në shtëpi, të vishen çarape të trasha ose leshi dhe ecja të bëhet pa shapka apo këpucë. Gjatë shëtitjeve në natyrë, këpucët duhet të jenë të gjëra dhe jo të ngushta, pasi bllokojnë qarkullimin e gjakut.
• Masazh i këmbëve me vaj masazhi disa herë në ditë, për rreth 10 minuta.
• Banjë me ujë të ngrohtë. Uji të jetë i ngrohtë aq sa të durohet dhe të zgajsë për rreth 10-15 minuta. Banja e këmbëve mund të bëhet disa herë në ditë, por domosdoshmërit duhet të bëhet përpara gjumit.
Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së afsheve të nxehta?
• Duhet pirë sa më shumë lëngje si; ujë apo edhe lëngje frutash pa gaz dhe sheqer. Edhe çajrat e frutave janë të rekomanduara, por mirë është të konsumohet të ftohta.
• Nuk duhen konsumuar me tepri ushqime me shumë kalori si; mishi, yndyrnat etj.
• Veshja e rrobave të gjëra kryesisht prej pambuku, bëjnë që trupi të “marrë frymë” dhe freskia është e garantuar.
• Mbajtja freskët e dhomës apo ambjentit ku shtatzëna kolon pjesën më të madhe të kohës, është e rëndësishme për konfortin e kërkuar dhe dominimin e ndjenjës së të nxehtit.
• Larja/shplarje me ujë të freskët e duarve, parakrahëve dhe sqetullave, qafës, fytyrës apo i të gjithë trupit.