Vëzhgime mbi moshën e martesës së femrave
Në opinionin e përgjithshëm, mbizotëron mendimi se mosha më e përshtatshme për të patur fëmijën e parë, është mosha nga 18 deri në 25-27 vjeç. Në këtë shtrirje kohore të moshës, ndodhen perceptimet e grupeve shoqërore të ndryshme.
Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, nga viti 1990 e deri në vitin 2007, mosha mesatare e martesave të femrave shqiptare është rreth moshës 22-23 vjeç. Kanë ndryshuar shumë faktorë social dhe biologjik, por statistikat tregojnë se nuk ka tendencë të vlerësueshme për uljen apo ritjen e moshës mesatare së martesave tek femrat në vite.
Faktorët social-kulturorë mund të konsiderohen më konservatorë në të kaluarën duke u krahasuar me të sotmen, por ndryshime të moshës mesatare të martesave të femrave nuk ka. Kjo tregon se botëkuptimi i rinisë mbi moshën e martesës dhe moshën e lindjes së fëmijëve, nuk ka ndryshuar me atë të prindërve tanë.
Ndërsa faktori biologjik, si shkak i rritjen së mirëqënies dhe e ndryshimit të mënyrës së të jetuarit, ka sjellë vetëm uljen e moshës së menstruacionit të parë. Deri në fund të viteve 1990, mosha e ardhjes së menstruacionit të parë ka qënë nga 13-14 deri në 16-17 vjeç. Ndërsa në këto 20-të vitet e fundit, ardhja e menstruacionit të parë është afruar në moshat nga 10-11 deri në 12-13 vjeç.
Po nga referenca e mësipërme, martesat e femrave sipas grup moshave për vitin 2007, është paraqitur në tabelë:
Grup mosha e femrave |
deri 19 |
20 – 24 |
25 – 29 |
30 – 34 |
35 – 39 |
40 – 44 |
45 – 49 |
mbi 50 |
Të pa vlerësuar |
Martesa në % |
28.53 |
45.57 |
17.13 |
4.93 |
2.128 |
0.948 |
0.492 |
0.268 |
0.0
|
Në vështrim të përgjithshëm, vihet re se në afro 29% të martesave, femrat janë me moshë deri në 19 vjeç. Në afro 64% të martesave, femrat kanë moshë 20 deri në 29 vjeç. Mbi këto tregues është e pritshme që edhe lindjet e fëmijëve të parë të korespondojnë në përqindje me grup moshat e martesës së femrave.