Në një cikël natyral, gruaja pjekë vetëm një vezë në muaj nga e cila formohet vetëm një embrion. Një embrion i vetëm ka rreth 20% mundësi që të japi shtatzëni të sukseshme. Në fekondimin in vitro, pacientja merr disa medikamente që nxisin pjekjen e më shumë vezëve. Më shumë vezë, do të thotë më shumë embrione të krijuar dhe mundësi për zgjedhjen e embrioneve më të suksesshëm. Në fekondimin in vitro, ka mundësi të transferohen më shumë se një embrion në mitrën e nënës, duke rritur suksesin me disa herë krahasuar me një cikël natyral.
Medikamentet bazë janë të njëjtë me hormonet që gruaja prodhon në një cikël natyral, veçse në një dozë më të lartë. Ato meren nën lëkurë dhe janë të padhimbshme.
Mundësia e shtatzënisë multiple është më e lartë me fekondimin in vitro
Ndonëse në fekondimin in vitro suksesi është i lidhur drejtpërdrejtë me numrin e embrioneve të transferuar, sa më shumë embrione të transferojmë aq më shumë rritet edhe mundësia të formohen binjakë , trinjakë ose edhe më shumë.
Rreziku për shtatzëni të shumëfishtë, varet jo vetëm nga numri por edhe nga cilësia e embrioneve të transferuar. Cilësia e embrioneve është e lidhur ngushtësisht me cilësinë e vezëve dhe kjo e fundit varet drejtpërdrejtë nga mosha e gruas.
Sa më e moshuar të jetë gruaja, aq më e vogël është mundësia për shtatzëni të shumëfishtë. Prandaj pacienteve nën 35 vjeçe u vendosen jo më shumë se dy embrione, ndërsa në ato mbi 35 vjeçe jo më shumë se 3 embrione.
Vezët meren nga vezorja përmes aspirimit duke i anashkaluar plotësisht patologjitë e tubave uterine
Në shtatzënitë natyrale veza mbasi ovulon kalon në tubin uterin ku bashkohet me spermën dhe po në tub formon embrionin, i cili mbas 2-3 ditësh zbret në kavitetin uterin ku edhe implantohet.
Në fekondimin in vitro, nuk pritet që vezët të ovulojnë spontanisht siç ndodh në një cikël normal, por ato merren/thithen përmes një ageje/gjilpëre speciale nën drejtimin ekografik. Ky proces njihet si “Pick Up”.
Mbas marjes, vezët çohen në laborator ku ato me cilësoret do të bashkohen me qelizën mashkullore për të dhënë embrionin. Përmes një kateteri special, embroni vendoset direkt në mitër përmes vaginës.
Marja e vezëve është një domosdoshmëri dhe duhet planifikuar mirë pasi në të kundërt ato do të humbisnin në traktin riprodhues të femrës.
Marja e vezëve është veçanërisht e indikuar në ato paciente që kanë tubat uterine të mbyllur, në pacientet që kanë problem me ovulimin e vezëve ose në rastin e infertilitetit të pashpjeguar.
Fekondimi in vitro eleminon shumë nga pengesat që spermës i duhet të kalojë në një shtatzëni natyrale
Në shtatzënitë natyrale sperma duhet të kalojë përmes vaginës, qafës së mitrës, kavitetit uterin deri në tubat uterin ku do të bashkohet me vezën. Kjo është një rrugë e gjatë dhe tepër e vështirë të cilës vetëm spermatozoidet më cilësor arrin ti mbijetojnë.
Në një çift me probleme mashkullore ky bëhet një mision i pamundur. Në këto çifte fekondimi in vitro ka rol të pazëvëndsueshëm.
Në fekondimin in vitro sperma ushqehet, pastrohet nga toksinat, aktivizohet dhe vihet në kontakt të drejtpërdrejt me vezën.
Fekondimi in vitro është njëkohësisht një proçedurë trajtuese dhe diagnostikuse
Fekondimi in vitro ka aftësi diagnostikuse të pashoq në natyrë si dhe në metodat e tjera që vlerësojnë ose trajtojnë infertilitetin. Në rrethana ideale ekziston një shans prej 70% që çdonjëra vezë të fertilizohet në laborator. Realizimi i testit të fertilizimit tregon nëse qelizat femërore dhe mashkullore “përputhen” me njëra tjetrën, ky është një kusht i domosdoshëm për të dhënë shtatzëni. Teknologjia e fertilizimit in vitro ka nxjerrë në pah shumë raste, në të cilat veza e gruas nuk mund të fertilizohet prej spermës së partnerit dhe në raste të tjera ka treguar që kjo vezë është e pa aftë të fertilizohet nga çfarëdolloj sperme. Shkaktarët e kësaj dukurie nuk identifikohen kurdoherë me lehtësi; problemi mund të qëndrojë te veza, te sperma ose te të dyja. Informacioni i siguruar nga testi mund ti ndihmojë çiftet në vendim marrjet e rëndësishme lidhur me të ardhmen e tyre. Pavarësisht faktit se testi nuk është 100% i pagabueshëm, fertilizimi i dështuar duhet të shërbejë si një shtysë për çiftet, që të marrin në konsideratë mikromanipulimin, pranimin e vezëve ose spermës së dhuruar, embrioneve të dhuruara dhe adoptimin. Asnjë metodë tjetër nuk i mundëson mjekut të arrij një përfundim diagnostik të tillë, madje fertilizimi in vitro mund të quhet: testi final i infertilitetit.
Një tjetër zbatim diagnostikues i fekondimit in vitro do të ishte në rastet kur, për arsye të paqarta, tubat e Fallopit nuk janë në gjendje të sigurojnë transport të duhur të vezës, spermës dhe embrionit. Duke qënë se fertilizimi in vitro në mënyrën se si funksionon, i anashkalon tubat e Fallopit, mundet, në sajë të këtij proçesi përjashtimi, të ofrojë një përgjigje dhe zgjidhje ndaj këtij problemi.
Fertilizimi in vitro kërkon investim të madh emocional, fizik dhe financiar
Ndryshimi më kuptimplotë ndërmjet shtatëzënisë natyrale dhe fekondimit in vitro, lidhet me privatësinë. Ngjizja natyrale është çështje shumë intime, ndërkohë që përpara dhe gjatë proçedurës së fekondimit in vitro, çifti duhet të sakrifikojë shumë nga privatësia e tij. Atyre iu duhet të ekspozojnë sekretet dhe frikën e tyre te stafi i klinikës dhe njëkohësisht ta lejojnë veten të manipulohen fizikisht dhe emocionalisht përgjatë kohëzgjatje së proçedurës; pa harruar faktin se fekondimi in vitro kushton dhe çmimi nuk ndryshon edhe nëse gruaja nuk mbetet shtatzënë. Përsëritja e proçedurës kërkon sërisht të njëjtin përkushtim emocional, fizik dhe financiar. Në ngjizjen natyrale është gjithmonë muaji tjetër, dhe ai pasardhës dhe shpresa te e ardhmja, pa kostot e mëdha të fekondimit in vitro.
Sot ekziston edhe mundësia e ruajtjes së embrioneve të tepërt. Ruajtja e tyre bëhet në temperatura tepër të ulta, një teknike e quajtur Vitrifikim. Kjo teknike bën të mundur frenimin e plotë të proçeseve metabolike që shkaktojnë dëmtimin dhe plakjen e qelizave. Në sajë të vitrifikimit qeliza ruhet e pa dëmtuar për një kohë tepër të gjatë (potencialisht për qindra vjet). Nëse një çift nuk ngel shtatzënë me embrionet e parë, shpresa nuk humbet. Ekzistojnë embrionet e ruajtur të cilët mund të vendosen direkt në mitër pa nevojen e medikamenteve apo shpenzimeve të larta të fekondimit in vitro.
A e rrit fekondimi in vitro rrezikun e defekteve ne lindje?
Pavarësisht disa raportimeve, që sugjërojnë se bebet e fekondimit in vitro se kanë më shumë gjasa të lindin me defekte, provat se është vetë proçedura e fekondimit in vitro që e rrit rezikun janë të pakta dhe të pamjaftueshme.
Pa dyshim se fekondimit in vitro po i drejtohen gjithnjë e me shumë femrat në moshë të madhe dhe meshkuj me probleme të rënda të spermes, një popullatë kjo me rezik të lartë për deshtime dhe anomali gjenetike. Ky rezik nuk varet nga teknika e fekondimit in vitro por nga vetë problemet e çiftit. Fëmijët e lindur me fekondim in vitro janë identike me shtatzënitë spontane, ata trashëgojnë të gjitha tiparet e prindërve të tyre si të mirat ashtu edhe të këqijat e prindërve.
Çiftet me probleme të tilla infertiliteti rezikojnë ta kalojnë jetën e tyre pa fëmijë. Fekondimi in vitro është shpresa që ata kanë pritur.
Nëse shtatzënia është mrekulli e natyrës, fekondimi in vitro është mrekullia e njeriut.
Obst-Gyn Lulëzim Cami
Dhjetor 2011