Çdo personi në moshën ripodhuese, i ndodh që së paku një herë në jetë të jetë infektuar nga infeksionet në organet gjenitale. Përmasat e këtij problemi nuk janë të njohura plotësisht, por mund të thuhet se në vëndet në zhvillim renditen në pesë sëmundjet më të përhapura.
Shumë nga këto infeksione kanë shenja klinike, të cilat e lehtësojnë diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Por ka edhe infeksione që nuk shfaqin shenja klinike, duke vështirësuar diagnostikimin dhe trajtimin e tyre.
Në këto kushte, është detyrë e gjithësejcilit të mësoj mbi këto infeksione dhe të jetë i hapur me partnerin dhe mjekun, në mënyrë që të reduktoj mundësinë e marrjes apo të transmetimit të tyre. Njerzit shpesh ngurojnë të kërkojnë informacion dhe ndihmë, pa ditur se koha është vendimtare në trajtimin e tyre dhe pa ditur pasojat që ato lenë, nëse trajtimi vonohet. Shumica e infeksioneve trajtohen pa vështirësi dhe sa më shpejt personi, i cili dyshon se ka infeksion të kërkojë trajtim dhe të njoftoj partnerin, aq më e vogël është mundësia që infeksioni të shkaktoj dëme të pakorrigjueshme, të përhapet tek partneri ose të kalojë nga nëna tek foshnja.