Topi me qeliza - i quajtur tash embrion - që po rritet në mitrën tuaj tani ka madhësinë e një fare lulëkuqeje. Është ndarë në tre shtresa, të cilat më vonë krijojnë organe dhe inde. Poshtë në anët e kokës janë dy pjesë të indeve të cilat më vonë do të bëhen veshë.
Tubi neutral - prej të cilit krijohet truri, shtylla kurizore, palca kurrizore dhe nervat - zhvillohet në shtresën e epërme. Zemra dhe sistemi i qarkullimit fillojnë të duken në shtresën e mesme. Shtresa e tretë fillon t’i krijojë veshkët, zorrët, dhe e fillon sistemin urinar. Njëkohësisht, versioni i parë i placentës dhe kordoni i kërthizës, të cilët dergojnë ushqim dhe oksigjen tek fëmija juaj, tashmë janë në funksion.
Nëse deri më tani nuk keni bërë një test shtatëzanie në shtëpi, po e bëtë një tani do të konfirmojë shatëzaninë tuaj. Gjithashtu ka edhe disa shenja tjera që do të konfirmojnë që ju jeni shtatëzane. Shikoni kalkulatorin për të parë kur do të vijë fëmija juaj. Pasi të merreni ketë konfirmim, është koha të kontaktoni me gjinekologun tuaj dhe caktoni një takim. Kujdesi i mirë dhe i vazhdueshem i barkut kur aty është foshnja, është një nga mënyrat më të mira për të siguruar që gjatë shtatëzanisë ju dhe fëmiija të jeni të shëndetshëm.
Vërejtje: Ekspertët thonë që çdo fëmijë zhvillohet ndryshe - që nga mitra. Këto zhvillime të fetusit janë të disajnuara të japin një ide të përgjithshme se si një fetus rritet ne mitër.