Alergjitë nga ushqimet janë reaksion i sistemit imunitar të trupit ndaj një ushqimi të caktuar.
Sistemit imun është një rrjet kompleks që bashkon rrjetin e qelizave të veçanta dhe indeve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj substancave të panjohura. Tek njerëzit me alergji, sistemi imunitar i trupit i keqinterpreton disa gjëra, që zakonisht janë të parrezikshëm si trupa të huaj apo të rrezikshëm potencialisht. Si rezultat, sistemi imunitar krijon substanca si antitrupat IgE dhe histamina, të cilët çlirohen në rrugët e gjakut për ti luftuar këto substanca të huaja apo potencialisht të rrezikshme. Kjo fillon si reagim nxitës në pjesë të ndryshme të trupit, dhe zhvillon simptomet e alergjisë.
Alergjitë nga ushqimet janë shumë të shpeshta, të përhapura në 2-6 % të popullsisë. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët në mes 2 muajsh dhe 3 vjeç. Ushqimet që më së shumti shkaktojnë alergji janë: qumështi i lopës, vezët, bajamet (sidomos kikirikat), gruri, soja dhe butakët.
Simptomet tek njerëzit me alergji ushqimi, shpesh përhapen pas konsumimit të ushqimit. Te disa fëmijë, prekja apo madje edhe aroma e ushqimit mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Megjithëse intoleranca e ushqimit ndonjëherë mund të duket si alergji, e që në fakt nuk është. Në fakt, sistemi imunitar i trupit madje as nuk prodhon antitrupa. Ne vend të kësaj, nxiteësit lokalë reagojnë në përhapjen në zorrë kur konsumohen ushqime të caktuara.
Intoleranca e ushqimit mvaret nga sasisa e konsumuar, që dmth. fëmiu mund të ketë konsumuar sasi të vogla të ushqimit duke mos reaguar fare në to. Disa ushqime që mund të shperthejnë në intolerancë janë qumështi i lopës, frutat që përmbajnë citron, domatet, dredhëzat dhe çokollata.