Sepsis është sëmundje e rrallë, por paraqet rrezik potencial të jetës që mund të ndodh nga infeksioni i gjakut që shkaktohet nga toksina të caktuara që prodhojnë bakterie. Infeksioni mund të shfaqet kudo në trup.
Vendet më të shpeshta ku depërton bakteria në nivel të gjakut janë mushkëritë, zorrët, trakti urinar (veshkët), lëkura dhe trakti i sipërm i frymëmarrjes (veshët, hunda apo fyti).
Kur gjaku i infektuar udhëton përmes trupit, toksinat e liruara nga bakteria mund të afektojnë të gjitha organet tjera të sistemit të trupit. Këto toksina mund të shkaktojnë sistemin imunitar të trupit të reagojë dhe të sulmojë vetveten.
Nëse nuk trajtohet, sepsis mund të shkaktojë ndaljen e funsionimit të veshkëve, mushkërive, trurit dhe organeve të tjera, duke shpier në kërcënim me jetë, dështimin e qarkullimit (shok septik).
Bakteriet më të zakonshme që shkaktojnë sepsis janë: Streptococcus pneumoniae (pneumococcus), Neisseria menigitidis (meningococcus), Haemophilus influenzae tipi b, Salmonella dhe Staphylococcus aureus.
Tek foshnjat e sapolindura, bakteriet e ndryshme të zorrëve, duke përfshirë E.coli, listeria monocytogenes dhe Group B streptococcus (GBS), mund të shkaktojnë sepsis. Rrallëherë, infeksionet virale dhe këpurdhore mund të shkaktojnë sepsis.