Gjërat ushqimore mëposhtë, gjithsesi do të ndikojnë pozitivisht në gjendjen në të cilën ndodheni:
- Gjërat ushqimore të pasura me karbohidrate komplekse: pasta, bukë dhe pjekurina, drithëra (fjolla misri), patate, fasule, bizele, pemë – përmbajnë aminoacide triptofan të cilat organizmi juaj i shndërron në serotonin (hormon), i cili ju bartë sinjalet e qetësisë, relaksimit dhe ndjenjave të tjera të bukura në trurin tuaj, të cilat njëkohësisht e luftojnë depresionin;
- Ushqimi i pasur me proteina: mishi, djathërat e payndyrëshme, jogurti (përparësi kanë probiotikët), qumështi, soja, bizelet – do të ju dhurojnë shumë noradrenalinë dhe do të ju bëjnë më të gjallë dhe më të lumtur;
- Çokolada - edhe pse e njohim si një nga “fajtorët” për shtimin në peshë, ajo përmban një sërë karakteristikash të mira: është burim i kripërave minerale (fosfor, magnez, kalcium, hekur, tanin, fluor, fosfat), feniletilamineve (stimulon trurin për të prodhuar endorfinë), rrit dukshëm nivelin e serotoninës. Në mënyrë të shpejtë “shëron” depresionin në të cilën gjendeni por vetëm për një kohë të shkurtë. Kënaquni me çokolatë, me shijen e saj dhe mos harroni rregullën e artë: gjithçka me masë!
- Kafja (respektivisht kafeina) ndikon shumë në sistemin nervor. E dimë që mund të ju duket e pabesueshme sepse tërë kohën e kemi gjykuar, por kafja në doza të vogla mund të ju ngrisë disponimin, kujdesin dhe koncentrimin. Kujdes! Në asnjë mënyrë mos e teproni me sasitë – mjafton një filxhan gjatë tërë ditës – në sasi më të mëdha mund të shkaktojë shqetësime, kokëdhembje, sulme paniku dhe pagjumësi. Në vend të kafesë, mund të konsumoni çaj jeshil apo të zi;
- Perimet me gjethe jeshile, fasulet, thjerrëzat, të verdhat e vezës, supa nga perimet, majdanozi freskët, farat e grurit, arrat – përmbajnë acid folik i cili poashtu merr pjesë në “ndërtimin” e serotoninës;
- Farat e lulediellit, hudhra, feferonët, tuna, mëlçia, maja e birrës, lakra e brukselit, domatet, harenga, krundet e grurit – përmbajnë selen, i cili është i rëndësishëm në luftimin e depresionit;
- Drithërat (burime të vitaminës B komplekse) – të ziera, në formë muslie, si shtesë në gjellëra, në kombinim me legume – përmbajnë materie të cilat e luftojnë depresionin;
- Bananet - do të ju sigurojnë energjinë e nevojshme por edhe dopaminën, adrenalinën dhe noradrenalinën (të ashtuquajturit psikostimulantët), të cilët ndjeshëm shtypin disponimin depresiv;
- Gjërat ushqimore të pasura me zink (sidomos në kombinim me proteina), poashtu mund të përshkruhen me ndikim antidepresivë.
- Perimet me gjethe jeshile, mollat, mishi pa yndyrë, drithërat, dhe sidomos boronicat përmbajnë magnez, mineral veçanërisht i rëndësishëm – i cili ndikon në mënyrë relaksuese në muskuj, ndihmon në depresion, nervozë dhe në çrregullime të gjumit.