Një vit është mbushur nga dita kur erdhi në jetë djali i Dr. Florit (Florian Kondi) dhe Blerina Kondit.
Danieli i vogël që shihni në fotot e mëposhtme, ka mbushur një vjeç dhe njëkohësisht ka mbushur me gëzim zemrën e nënës së tij e cila humbi pak kohë më parë tragjikisht bashkëshortin e saj Dr.Florin.
Në një postim në Instagram, Blerina publikon këto foto me rastin e ditëlindjes së Danielit duke rrëfuer se “Princi i vogël Daniel mbush një vjeç” dhe uron: “U bëftë stërgjysh dhe gëzoftë çdo ditë të jetës me shumë bekime”.
Urimet e Blerinës për Danielin e vogël, nuk mbarojnë këtu: “Një vit bekim. Dashuria ime, të uroj një jetë të gjatë plot dritë dhe mbushur me bekimet e Zotit”.
Një foto tjetër që gjeni të tretën më poshtë, shihen i ndjeri Dr.Flori dhe bashkëshortja e tij Blerina teksa i gëzohen në maternitet, ardhjes në jetë të Danielit. /noa.al/