Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/2 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 2 muajsh, java e tretë

Ai nuk është ende Fred Astaire, por lëvizjet e të voglit tuaj, po bëhen gradualisht disi më të koordinuara. Ju do të vini re se lëvizjet e thata të krahëve dhe këmbëve të tij gjatë ditëve të para pas lindjes, janë duke u zhdukur dhe duke i lënë vend lëvizjeve dhe gjesteve më të buta, sidomos kur ai është duke vështruar njerëzit.

Jepini fëmijës tuaj mjaftueshëm hapësirë për të lëvizur dhe për të tendosur krahët dhe këmbët e tij. Vendosni një batanije mbi dysheme dhe lëreni fëmijën tuaj të lëvizë si të dojë. Këto lëvizje mund të ndihmojnë fëmijën për të forcuar dhe tonifikuar muskujt e tij që janë në zhvillim. Kur është i shtrirë me bark, ai do të fillojë të shtyjë me këmbët e tij – që është hapi i parë për të filluar lëvizjen.

Jeta juaj: Mos harroni të mbani lindjet nën kontroll!

A mund të mbeteni shtatzënë nëse jeni duke ushqyer me gji? Çfarë ndodh nëse nuk ju ka ardhur asnjë cikël i menstruacioneve që prej lindjes? Përgjigjet janë po dhe po. Edhe nëse marrëdhëniet tuaja seksuale janë të rralla e larg njëra prej tjetrës, është e mundur të ndodhë konceptimi apo ngjizja. Ndryshe nga përrallat e grave të vjetra, dhënia e gjirit nuk është një kontraceptiv i sigurtë. Ovulimi juaj do të fillojë përpara se të keni ciklin e parë, por ju nuk mund të jeni të sigurta se kur mund të ndodhë. Pra është një ide e mençur për të përdorur metodat kontraceptive, përveç nëse ju dëshironi ti jepni tëporsalindurit tuaj një motër apo vëlla moshatar.

Doktori juaj është në gjendje që t’ju japë të gjitha variantet e mundshme për këtë, por këtu mund të gjeni disa konsiderata:

Çfarë keni përdorur përpara se të mbeteshit shtatzënë? Nëse keni përdorur një diafragmë ose kësulë, përpara se të mbeteshit shtatzënë, ju do t’ju duhet ta ripërshtasni atë, pasi lindja që keni patur, mund të ketë ndryshuar trupin tuaj.

Nëse ju keni përdorur format hormonale për të kontrolluar lindjen, të tilla si pilulat, përpara se të mbeteshit shtatzënë, dhe jeni duke ushqyer me gji, nuk është një ide e mirë për ti marrë ato përsëri, për shkak se hormonet mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e qumështit të gjirit. Nënat që i ushqejnë foshnjet e tyre me gji, kanë nevojë për një formulë tjetër, si për shembull minipilulat me progesteron, ose një injeksion kontraceptiv.

A doni të provoni diçka të re? Një IUD (aparat intrauterin) ose spirale, për shembull, i përshtatet më mirë femrave që kanë lindur, krahasuar me ato që nuk kanë patur fëmijë kurrë.

A e keni konsideruar përdorimin e kondomëve? Prezervativët mund të jenë një zgjedhje e mirë për nënat që i ushqejnë foshnjat e tyre me gji, sepse nuk interferojnë në qumështin e gjirit.

Këshilla për prindërit: Gjumi me gjinjtë që ju dhembin

'Nëse shikoni se gjinjtë tuaj janë të lënduar, do ju rekomandoja të flini me jastëk ndërmjet tyre e gjunjëve tuaj. Është e rehatshme dhe e lehtëson dhimbjen dhe rëndesën e gjinjve' – R.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti