Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/4 javësh

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 4 javësh

Fëmija juaj tashmë fillon të humbasë dridhjet e buzëve dhe lëvizjet e pakontrolluara (karakteristikë e të porsalindurve). Ai ju vështron në mënyrë të qëndrueshme tashmë, dhe ndoshta mund të ngrejë kokën kokën e tij kur është i shtrirë. Nëse e lëvizni dorën tuaj nga njëra anë në tjetrën, mbi kokën e tij, ai mund ta ndjekë atë me sytë e tij. Por më shumë elektrizues, sidomos për prindërit e rinj, është fakti se ai tashmë fillon të "flasë" – që do të thotë se gugat, murmurin, dhe bën zhurmë për të shprehur ndjenjat e veta. Mundohuni që t’ja ktheni edhe ju me murmurima dhe gugatje, dhe të flisni fytyrë me fytyrë me të, sa më shumë që të jetë e mundur. Madje vazhdoni ti flisni edhe kur jeni disi më larg – atij do ti pëlqejë të dëgjojë zërin tuaj nëpër dhomë.

Jeta juaj: Ndjenja të përziera

Në një botë në të cilën koha llogaritet nga të ushqyerit dhe ndryshimet e gjumit, nuk është çudi që prindërit e rinj, shpesh të ndihen të lodhur dhe të dërrmuar. Mos u shqetësoni – kjo re e zezë do të kalojë dhe ne kemi shumë këshilla për të lehtësuar stresin pas lindjes. Por në qoftë se ju duket më tepër se kaq – në qoftë se për shembull, ju keni vështirësi për tu ngritur nga krevati në mëngjes, nëse nuk mund të flini, ose jeni vazhdimisht e acaruar – komunikoni me mjekun tuaj për këtë. Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të trajtuar depresionin pas lindjes.

Këshilla për prindërit: Fëmija im e lufton shishen

'Unë kam qenë shumë e vendosur që ta ushqeja me gji fëmijën tim të parë, dhe e kam ushqyer gjithmonë nga gjiri derisa ajo ishte katër muajsh. Në atë kohë, ajo refuzoi të marrë qumësht të gjirit, nga shishja dhe e nxirrte gjithnjë biberonin. Vajzës time të dytë, i kam dhënë qumësht gjiri me shishe shumë më herët, dhe ajo e ka pranuar atë menjëherë' – Fiona.

Ndani këshillat tuaja.

Fakte për tu marrë në konsideratë

A ndiheni e dobët kur uleni? Mos e lini veten tuaj me dhimbje të vazhdueshme perineale nga ndonjë episiotomi e mundshme. Telefonojini mjekut tuaj të përgjithshëm për një takim dhe shikoni çfarë mund të bëni për tu ndjerë më rehat.

Nëse jeni duke u përpjekur për të hequr disa kile nga pesha që ju ka mbetur pas lindjes, është më mirë që ta merrni këtë hap ngadalë. Dieta jonë për një humbje të shëndetshme në peshë, mund t’ju ndihmojë nëse e filloni. Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me gji, konsultoni listën tonë dietike, mbi çfarë mundeni dhe çfarë nuk mundeni, për nënat.

Juve jeni të detyruar të shqetësoheni për fëmijën tuaj, për sa kohë ai është ende i vogël. Është mirë nëse familjarizoheni me disa shenja që ju tregojnë se fëmija mund të ketë probleme, në mënyrë që të dini se kur duhet të thërrisni doktorin.

Varni një telefon celular mbi shtratin e fëmijës, nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë. Fëmija juaj do e pëlqejë shumë këtë, dhe do të stimulohet nga ajo. Për më shumë ide, shikoni udhëzuesin tonë mbi blerjet për lojërat e shtratit.