Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/6 javësh

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 6 javësh

Deri tani pothuajse gjysma e të gjithë foshnjave i njohin prindërit e tyre dhe preferojnë haptazi nënat dhe baballarët e tyre në krahasim me të panjohurit. Fëmija juaj tashmë mund t’ju buzëqeshë kur t’ju shohë dhe të gugasë e të gjuajë me kënaqësi.

Në përgjithësi, fëmija juaj ka filluar të bëhet më i ndjeshëm ndaj gjërave që e rrethojnë. Nëse për shembull ju i bini një zileje, ai do të përgjigjet në një farë mënyre, duke lëvizur, duke qarë, apo edhe u qetësuar. Fëmija në këtë kohë fillon gjithashtu të ketë një interes të vërtetë ndaj muzikës, pavarësisht nëse po këndoni ju, apo ka një këngë në radio. Dhe ai fillon të vërejë gjërat me më shumë mprehtësi – si për shembull, duke vështruar me shumë kujdes e përqëndrim një lodër të vendosur përpara tij. Për prindërit, kjo është një përvojë shumë e kënaqshme, veçanërisht sepse ajo vjen pas disa javëve me ndryshime në gjumë, ushqim, dhe pas shumë puthjeve e përkëdheljeve me pak reagim.

Jeta juaj: Vendosja e një rutine

Vrulli fillestar i adrenalinës që ju karakterizoi gjatë javëve të para, me siguri që është zbehur disi tashmë, dhe jeta juaj mund të duket si një zinxhir i pafund i ndryshimeve në gjumë, në ushqim, si dhe i seancave të qetësimit. Por çlirimi nga natyra kaotike e këtyre ditëve është shumë afër. Fëmija juaj mund të ketë filluar që të flerë në të njëjtën kohë në çdo ditë, dhe në qoftë se ende nuk ka filluar ta bëjë këtë, tashmë është vetëm çështje javësh para se ai të nisë të zhvillojë modelet e të fjeturit.

Gjatë kësaj kohe, ju me siguri që do të keni kontrollin e rradhës të paslindjes me mjekun tuaj. Një nga temat që ka shumë gjasa për tu diskutuar është kontracepsioni. Por a jeni juve gati që të kryeni marrëdhënie seksuale përsëri në qoftë se nuk keni bërë ende dashuri? Apo ndoshta ju jeni gati, por partneri juaj ende nuk është. Ju nuk jeni e vetmja që pyesni se a do të jetë përsëri e njëjta gjë. Bisedoni rreth seksit dhe romantizmit pas fëmijës, me miq që e kanë kaluar këtë fazë, dhe bisedoni me partnerin tuaj për të diskutuar ndryshimet e marrëdhënies tuaj, si prindër të rinj.

Këshilla për prindërit: Renditja e mirë e kujdesit për fëmijën

'Mundohuni të organizoni një pushim, një herë ose dy herë në javë, në mënyrë që të mund të dilni me partnerin tuaj, të takoni një mik për kafe, ose të paktën të dilni për një shëtitje të gjatë. Qëllimi i kësaj, është për t'i dhënë vetes kohë në mënyrë të veçuar nga fëmija juaj. Kjo do t’ju ndihmojë që ta vlerësoni edhe më shumë foshnjën tuaj.' – C. E.