Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/I posalindur

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina i posalindur

Fëmija juaj shpenzon pjesën më të madhe të javës së tij të parë të jetës jashtë mitrës duke u mësuar me mjedisin e ri që e rrethon. Pas nëntë muajve brenda, gjithë kjo hapësirë, dritë dhe zhurmë janë krejt të reja për të. Kështu, fëmijës i pëlqen të mbështillet me pelena – të mbështillet ngushtë në një batanije – ndërkohë që është duke bërë përshtatjen. Për një kohë, këmbët dhe krahët e fëmijës duken disi të shkurtër, por ata do të rregullohen menjëherë sapo fëmija të mësohet me hapësirën e madhe që e rrethon, për të shtrirë gjymtyrët e vet.

Vizioni i të porsalindurit tuaj është shumë i turbullt në këtë fazë. Fëmija juaj mund të shohë vetëm deri në rreth 45 cm, kështu që mbajeni fytyrën tuaj afër fytyrës së fëmijës tuaj sa herë që ai është vigjilent – objekti i preferuar i fëmijës është të shohë fytyrën e një personi të dashur. Fëmija do ju shikojë ju dhe babain e tij gjithë kohës tashmë, duke memorizuar tiparet tuaja dhe duke mësuar të njohë zërin tuaj.

Jetëgjatësia e vëmendjes se fëmijës tuaj nuk është ende shumë e gjatë, dhe vetëm proçesi i të mësuarit me botën e jashtme përbën padyshim një stimulim të mjaftueshëm për javët e ardhshme. Por ju mund të doni e të mendoni për të varur një litar të thjeshtë me një objekt me kontrast te lartë bardhë e zi mbi shtratin e fëmijës tuaj që ai ta shohë.

Jeta tuaj: Ju jeni një prind

Këtë javë, realiteti përcaktohet saktë – ju keni një fëmijë! Ai është i gjithi i juaji, ndodhet në shtëpi bashkë me ju, dhe është krejtësisht i varur nga ju dhe partneri juaj për dashuri, kujdes, dhe për të ushqyerit. Ne kemi një mori me këshilla dhe informacione për t'ju ndihmuar dhe për t’ju dhënë rekomandime, por gjithsesi më e mira është që ju ta merrni lehtë për momentin. I porsalinduri juaj është më i fortë se sa ju mund të mendoni, dhe ai është duke u mësuar me ju, në të njëjtën mënyrë sikurse ju dhe partneri juaj jeni duke u mësuar me të. Ashtu si të gjitha marrëdhëniet e mira, edhe kësaj marrëdhënieje do ti duhet kohë që të rritet.

Duke folur për rritjen, të sapolindurit dëshirojnë që të ushqehen sa më shpesh, si për shembull një herë në çdo dy ose tre orë. A dëshironi të rifreskoni njohuritë tuaja se si të filloni të ushqyerit me gji, apo, nëse ju jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me shishe, të kujtoni bazat e të ushqyerit me shishe e biberon? Qumështi juaj nuk do të vijë edhe për disa ditë pas lindjes, por ju nuk keni përse të shqetësoheni për tu siguruar se fëmija merr mjaftueshëm qumësht. Trupit tuaj, i duhet pak kohë deri sa të fillojë të prodhojë qumështin përfundimtar (të maturuar), dhe colostrumi (qumështi i parë) si dhe qumështi i përkohshëm që ju do të prodhoni deri atëherë, janë të përsosur për të përmbushur nevojat e fëmijës tuaj.

Këshilla për prindërit: Ndihmë për ushqyerjen me gji

'Unë kisha vetëm një ditë që isha kthyer nga spitali në shtëpi, kur kuptova se kisha nevojë për ndihmë në dhënien e gjirit. Fëmija im nuk thithte qumësht nga gjiri, dhe ne kemi qënë të dy të frustruar. Një mik më sugjeroi të thërrisja një organizatë për këshillime mbi ushqyerjen me gji. Ajo më dha një ndihmë të çmuar – disa këshilla nga kjo organizatë, dhe unë bashkë me fëmijën tim u bëmë më mirë.' – MH.

Ndani këshillat tuaja.

Mamia juaj zakonisht kujdeset për ju, derisa fëmija juaj të bëhet dhjetë ditësh. Ajo do të kontrollojë fëmijën tuaj, si dhe do të kryejë analizat rutinë të gjakut. Nëse ju keni ndonjë problem të lidhur drejtpërdrejt me lindjen, mamia juaj mund të vazhdojë t’ju shohë edhe për 28 ditët e ardhshme – përndryshe do të jetë kujdestari i shëndetit, ai që do të vazhdojë të kujdeset për ju.

Mos u shqetësoni për kërthizën e fëmijës dhe kordonin umbelikal të tij – ata janë të thjeshtë për t'u kujdesur.

Nëse fëmija juaj ka verdhëz, përpiquni për ta ushqyer shpesh atë – të ushqyerit e shpeshtë, ndihmon për të pastruar sistemin prej sëmundjes.

Ruani veten, veçanërisht nëse ju keni pasur një qepje apo lindje çezariane. Lexoni më shumë se si të kujdeseni për veten tuaj pas lindjes.

Në qoftë se ju keni dhimbje kur fëmija ju thith gjirin, zbuloni se çfarë duhet të bëni rreth plagëve të thithkave të gjirit.

A ka fëmija juaj ndonjë nishan? Ju mund të dëshironi të dini se çfarë është ai, dhe nëse ai ka nevojë për mjekim.

Nëse jeni një baba, merrni frymë thellë dhe shijojeni këtë kohë. Partnerja juaj me siguri do ta mirëpresë mbështetjen tuaj gjatë ushqyerjes me gji, kështu që zbuloni se si ju mund të ndihmoni.

/komuniteti