Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/12 muajsh, 1 vjeç

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 12 muajsh, 1 vjeç

Gëzuar ditëlindjen, vogëlush! Viti yt i parë tashmë ka përfunduar dhe foshnjëria është prapa jush. Tashmë prisni për vitet e vegjëlisë ... Në muajt e ardhshëm, i vogli juaj do të kërkojë pak më shumë pavarësi, do të zbulojë botën nga një pozicion i drejtë, do të zbulojë sensin e tij të humorit, dhe më e mira nga të gjitha, ai do të mësojë të thotë se sa shumë ju do.

Megjithëse fëmija juaj ka filluar të zbulojë pavarësinë e tij tashmë, ai me siguri, ende përjeton periudha të shkurtra të ankthit të ndarjes. Kjo është e natyrshme. Për të lehtësuar ndarjet, lejojini atij kohën e duhur. Të çuarit në çerdhe në moshë të hershme ose të kërkuarit e dados tuaj për të ardhur në shtëpi shumë kohë para se ju të largoheni, mund ti japë atij një shans për tu përshtatur. Është mirë që të jetë një fakt i kryer, kur ju largoheni nga fëmija juaj.

Mos e zvarrisni apo zgjasni agoninë me mirupafshim të pafund e të stërzgjatur, bëjeni atë në mënyrë të shpejtë, me vetëm një puthje. Nëse ju dëgjoni nga jashtë, zakonisht ju do të zbuloni se lotët e fëmijës suaj fillojnë të rrjedhin menjëherë pasi ju jeni larguar nga ai. Është e vështirë të mos ndiheni fajtore, por ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj të ndihet më i pavarur, duke mos qëndruar mbi të gjithë kohës.

Mbajtja dhe ruajtja e lodrave

Në këtë kohë, është një ide e mirë për të larguar disa nga lodrat e reja dhe për t'i nxjerrë ato nga pak në çdo kohë, në mënyrë që fëmija juaj të mos hutohet. Juve tani do ju duhet të zgjidhni problemin e magazinës për lodrat, për të mbajtur të gjitha pjesët e veçuara te një loje apo të një tjetre, së bashku. Mbani kuti këpucësh, kuti biskotash dhe kuti të dhuratave, pasi që të gjitha janë shumë të dobishme si kuti magazinimi. Nëse fëmija juaj ka disa para për të shpenzuar për ditëlindjen e tij, ju do të vëreni se një numër i madh i lodrave në dyqan, janë të etiketuara të papërshtatshme për moshën nën tre vjeç - zbuloni pse.

Komunikimi me shenja me foshnjet

Në vitin e dytë të jetës, shumë fëmijë të vegjël bëhen të frustruar nga pamundësia e tyre për të komunikuar nevojat e tyre - ata e dinë se çfarë duan por ata nuk kanë aftësitë e gjuhës për ta thënë atë. Komunikimi me shenja i foshnjeve është duke u bërë një teknikë e mirëpërcaktuar për të kaluar mbi këtë fazë. Ju dhe foshnja juaj mund të mësoni shumë shpejt disa shenja për të ndihmuar atë që t’ju tregojë se kur kërkon më shumë ushqim ose ka nevojë për një pije, për shembull. Ndërkohë që disa njerëz shqetësohen se përdorimi i gjuhës me shenja mund të vonojë të folurit, zbulimet tregojnë se e kundërta e kësaj është e vërtetë.

Këshilla për prindërit: Klubi i librave të foshnjeve

'Unë kam filluar ti lexoj fëmijës tim, kur ai ishte vetëm dy muajsh. Kam mbajtur një grup të vogël prej tre librash me fjalë me rimë dhe fotografi të ndryshme me ngjyra. Tani ai ka nisur të shfletoj çdo libër apo revistë që ndodhet pranë tij! Kur është në humor të mirë, ai murmurin me veten ndërkohë që i kthen faqet e librit vetë' – G.

Ndani këshillat tuaja.

Komuniteti

A keni menduar ndonjëherë rreth përdorimit të gjuhës thjeshtë me shenja në mënyrë që të komunikoni me fëmijën tuaj – shumë prej prindërve janë tashmë duke e përdorur këtë teknikë.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Imunizimi i fëmijës tuaj është një detyrë në javët e ardhshme. Ju mund të gjeni më shumë detaje rreth kësaj në skemën tonë të vaksinimit.