Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/14 muajsh

Si po rritet fëmija juaj

Redon Hasimja - 14 muajsh

Fëmija juaj është duke zotëruar aftësitë e reja majtas dhe djathtas këto ditë, nga valëzimi mirupafshim dhe deri tek të pirët nga një filxhan. Por një gjë që ai ndoshta ende nuk ka përvetësuar plotësisht është sjellja në tryezë e të rriturve. Kjo gjë është OK: Është ende shumë herët për të, për të kuptuar apo menaxhuar këtë lloj edukate.

Të ushqyerit, është një përvojë që mësohet, dhe të mësuarit në këtë moshë, ka një tendencë të jetë i çrregullt. Pra lëreni atë të lirë; le të mësojë të përdorë një lugë me ritmin e tij, të shqyrtojë cilësinë e vezës, dhe të zbulojë se sa larg bizelet mund të rrokullisen.

Jeta juaj: Si ta bëni shtëpinë tuaj të sigurtë për foshnjat

Ju mund ta lini foshnjën tuaj të bëjë atë që ai dëshiron me ushqimin e tij, pasi ju ndoshta nuk do të kishit shumë fat edhe nëse do të përpiqeshit për të ndaluar atë. Pse? Në këtë moshë, gjërat që ju i thoni jo, e joshin më shumë atë, kështu që sigurohuni që shtëpia juaj është e sigurtë për foshnjat. Nëse ju mbuloni prizat, bllokoni dollapët e ulët, dhe mbani sendet e brishta jashtë mundësisë që ai ti kapë, ai do të jetë i sigurtë në këtë mënyrë dhe ju mund të relaksoheni pak. Ri-kontrolloni që kuzhina dhe banjoja juaj të jenë të sigurta për foshnjet gjithashtu.

Ndiheni të dobëta?

Të jesh prind i një foshnjeje që kërkon vazhdimisht, mund të jetë jo pak e lodhshme. Nëse fëmija juaj është ende zgjuar deri natën vonë, ju mund të ndjeni efektet kronike të privimit të gjumit. Ju mund të ngushëlloheni nga fakti se shumë prindër janë në të njëjtën pozitë si ju. Lexoni disa këshilla nga prindër të tjerë të Qendrës së foshnjeve, se si ata arrijnë të përballojnë lodhjen.

Ndonjëherë juve ju nevojitet vetëm një pushim për disa orë gjatë ditës. Inkurajimi i partnerit tuaj për t'ju ndihmuar më shumë mund të jetë një mënyrë, ose ju mund të provoni duke i kërkuar një të afërmit tuaj ta mbajë fëmijën tuaj për një pasdite një javë, që t’ju japë pak hapësirë. Apo ndoshta një mik mund të ndihmojë. Ndërkohë, ndihmojeni fëmijën tuaj për të marrë pushimin për të cilin ju të dy keni nevojë. Zbuloni më shumë se si fëmija juaj mund të fitojë zakone të mira të gjumit.

Këshilla për prindëit: Krijimi i një këndi për fëmijën

'Foshnja ime pëlqen të eksplorojë, kështu që kam vënë mënjanë një dollap vetëm për atë. I mbushur me gjëra të cilat unë nuk i kam merak nëse ai i prek – lodra, kuti bosh, etj. Unë vendos herë pas here disa gjëra të reja në të, për shumëllojshmëri – atij i pëlqen kjo gjë' – M.

Ndani këshillat tuaja.

Komuniteti

Duke u munduar të rrisni fëmijën tuaj në mënyrën më të 'shenjtë'? Ndani idetë me nëna dhe baballarë që kanë të njëjtin mendim me ju.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Jeni ende duke ushqyer me gji? Ju nuk keni pse të ndaloni edhe nëse ju jeni nën presion për ta ndërprerë atë, nga të tjerët – shumë gra mendojnë se zgjatja e të ushqyerit me gji funksionon si për të to ashtu edhe për foshnjat e tyre.

Truri i foshnjave – çfarë është duke ndodhur nën sipërfaqe?

Cili është dallimi në mes aftësive motorike fine dhe globale?

Zbuloni se cilat kompani të udhëtimit sigurojnë kujdesin e fëmijëve.

/komuniteti