Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/17 muajsh

Si po ndryshon fëmija juaj

Redon Hasimja - 17 muajsh

Fëmija juaj është duke kuptuar shumë më lehtë tani dhe ai shpesh kombinon të treguarit me gisht, me një fjalë ose dy. Dhe pavarësia e tij në rritje është duke u shfaqur tashmë në mënyra të shumta. Ai mund të zhvishet vetë (të veshurit do të vijë shumë më vonë), mund të përpiqet të krehë flokët e tij si dhe të ushqejë kukullën e vet – por juve ende do t’ju duhet të vazhdoni të pastroni dhëmbët e tij për një kohë të gjatë.

Fëmija juaj tashmë mund të jetë në gjendje të dallojë objektet nga ngjyra, forma dhe lloji i tyre, gjë e cila i bën lodrat që nxisin këto aftësi veçanërisht popullore dhe të parapëlqyera. Nëse "jo" nuk është bërë ende fjala e tij e preferuar, ai do të fillojë ta përdorë atë në formën e hakmarrjes. Ai do të kalojë gradualisht drejt të paturit vetëm një kohë gjumi çdo ditë, që do të thotë se kjo është një periudhë tranzicioni që është potencialisht e vështirë për të dy ju. Nëse ai ka nevojë për më shumë se një kohë gjumi gjatë ditës, por nuk arrin të bjerë në gjumë për herë të dytë, mundohuni të shtriheni bashkë me të në një divan dhe ta përkëdhelni, për të parë nëse ai do të bjerë në gjumë.

Jeta juaj: Të ushqyerit e fëmijës tuaj nëse ai është tekanjoz

Fëmijët në këtë moshë, janë të njohur për tekat e tyre në të ushqyer, kështu që ju mund ti kurseni vetes tuaj kohë dhe kokëdhimbje duke përgatitur ushqime të thjeshta. Por, përpiquni ti ofroni një përzierje të mirë të ushqimeve në pjatë, në çdo vakt. Nëse ju ofroni një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme, shanset janë që fëmija juaj të marrë të gjitha të mirat që i duhen – edhe pse kjo mund të thotë që ai të hajë perime gjatë njërës ditë dhe pjatën kryesore gjatë ditës tjetër. Ju mund të zbuloni se ai preferon disa zarzavate të freskëta, kështu që përse të mos i jëpni një copë karrotë të freskët, për shembull, për një vakt të lehtë, në vend që të mundoheni për ta ushqyer me racione të pangrënshme me karrota të gatuara e të ftohta.

Këshilla për prindërit: Trajnohuni në dhënien e ndihmës së parë

'Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur familjen tuaj të sigurtë, është duke ndjekur një kurs të ndihmës së parë. Telefononi Kryqin e Kuq lokal, për të gjetur se ku mund ti ndiqni klasat që janë duke u mbajtur në zonën tuaj. Unë ndihem më mirë tani që e di se çfarë duhet të bëj në rast të një aksidenti' – L.

Ndani këshillat tuaja.

Komuniteti

Ndani idetë tuaja për mënyrën se si të kaloni një ditë jashtë me foshnjën tuaj, me nënat e tjera në komunitetin tonë.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Po kërkoni një ndryshim në karrierën tuaj? Çfarë mendoni për punën nga shtëpia.

Pro-të dhe kundra-t për marrjen e një dadoje për tu kujdesur për foshnjën tuaj.

Si të përballeni me ftohjet e zakonshme dhe infeksionet e veshit.

Mësoni se si ta bëni shtëpinë tuaj të sigurtë prej helmimeve.