Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i dytë

Si po rritet fëmija juaj

Zhvillimi i fëmiut tuaj tani përfshin gjithçka, që nga koha për karrigen e stomatologut e deri te lojërat me shoqëri – madje edhe ato parashkollore. Tani ai zotëron më mirë maniret, ashtu që prindërit e durueshëm mund ti mësojnë aftësi të reja si dhe ti ndihmojnë rreth trajnimeve se si duhet ta përdorin oturakun.

Fëmiu trevjeçar tani po fillon ti mësojë ngjyrat. Po ti pyesni për ngjyrat, ai do të dijë se për cilën bëhet fjalë dhe mund të jetë në gjendje ti mbajë në mend rreth katër emra prej tyre. Shpikni referenca ngjyrash në bisedat e tuaja të përditshme: “Çfarë ngjyre dëshiron të ta vesh bluzën sot?” apo “Le ta gjejmë një makinë të bardhë”.

Tani ai/ajo mund të kenë shokë imagjinarë. Nuk është e pazakontë që parashkollorët të kenë një shok të tillë. Këto fantoma nuk nënkuptojnë që fëmija është i vetmuar apo mos i përshtatur. Në fakt, fëmijët me shokë imagjinarë janë më të prirur që kur të rriten të jenë më kreativë, bashkëpunëtorë, socialë, të pavarur dhe të lumtur.

Jeta juaj

Të gjeni pak kohë për vetveten është me rëndësi që të mbushni bateritë tuaja përsëri. Pra përse ndiheni aq fajtore që ta leni fëmiun tuaj të kalojë kohë të mirë? Është e lehtë të ndiheni egoiste apo budallaçkë për të gjetur kohë për vetveten dhe mund ta keni të vështirë për ti sqaruar fëmiut tuaj që po e leni atë, për të dalë me shoqëri në kinema.

Por nuk ka asgjë të keqe nëse po e thuani të vërtetën. Është gjë e mirë për fëmiun tuaj që të ju shikojë të lumtur dhe është mirë për të, që ta ketë edhe një të rritur tjetër në jetën e tij që do të kujdeset për të. Spjegojini se çfarë po bëni dhe çfarë do të ndodh (kush do të kujdeset për të, që do të bëjë dush, do të lexojë një përrallë, që do ta puthni kur të ktheheni gjatë kohës që ajo do të flë, dhe përseri do të shiheni në mëngjes).

Këshilla për prindërit: si ti shmangni zënkat në supermarkete

"Unë jam dorëzuar që të bëjë shoping me vajzën time në supermarket sepse ajo refuzon të ulet në karrocë, shkon vërdallë duke bredhur, dhe unë duhet të vrapojë pas saj. Tani shopingun e bëj online.”