Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i nëntë

Si po rritet fëmija juaj

Shumë pyetje janë duke arritur, me afrimin e ditëlindjes së katërt të fëmijës tuaj: A është në rregull që të përdorë kompjuterin tani? A do të hajë ndonjëherë ndonjë gjë që nuk është e bardhë? Si mund të mi thotë gënjeshtrat publikisht? A mund të jem unë në atë vizatim?

Kompjuterët janë mjete shumë të mira për të mësuar, por kjo lloj loje nuk është e domosdoshme në moshën tre vjeçare. Nëse fëmija juaj duket shumë i interesuar dhe ju jeni e gatshme për t`ia ofruar këtë, atëherë zgjedhni lojërat dhe uebfaqet të cilat promovojnë kreativitetin artistik apo matematikën, leximin, numërimin, dhe teksturat. Kohëzgjatja e këtij lloj argëtimi në kompjuter nuk duhet të zgjas më shumë se një orë, tani për tani.

Në moshën tre vjeç, gjërat që ndëgjoni nga fëmija juaj parashkollor mund të ju duken pa kuptim, por aktualisht është një lloj eksperimentimi i sofistikuar gjuhësor. Këto përzierje kreative gjuhësore, do të shfaqen më shpesh, gjatë zhvillimit të aftësisë së mëtejme gjuhësore. Luani me fëmijën tuaj dhe shpikni edhe disa fjalë tuaja.

Jeta juaj

Të qenurit e organizuar mund të jetë një sfidë e vërtetë, kur jetoni me një “tornado” të vogël. Gjithçka e ka vendin e vet – por vetëm derisa fëmija juaj nuk merr akcion. Ju do të shpenzoni tërë kohën dhe energjinë duke mbledhur gjërat pas tij. Tani është koha kur fëmijës mund ti mësoni që pas lojës me lodra apo libra, ti kthejë ato në vendin e tyre, dhe ti mësoni që rrobet nuk duhet ti lë të hedhura kudo.

Këshilla për prindërit: kura e ecjes

"Nëse na duhet të shkojmë diku, ku e di që fëmijëve iu duhet të qëndrojnë ulur për një kohë, unë gjithmonë sigurohem që të lodhen së pari mjaftueshëm. Ose dalim për të ecur, ose e presim autobusin për një kohë më të gjatë në këmbë. Dhe kur lodhen mjaft, atëherë janë të mirë për të qëndruar ulur për një kohë.”

/komuniteti