"Më shikoni! Nënë, më shiko!" do të thërrasë fëmiu juaj duke mbajtur kokën poshtë. Ai dëshiron të ju tregojë për aftësitë e tij të reja. Në moshën tre vjeç, fëmijët ecin në maje të gishtave, mundohen të qëndrojnë në një këmbë (madje mund t`ja arrijnë për ca sekonda), vrapojnë dhe kërcejnë, dhe madje mundohen të vozisin tricikël. Për ti mbajtur të gjitha këto aftësi motorike në zhvillim e sipër, ai duhet që më së paku një orë në ditë të ketë aktivitet fizik.
Një lojë e pastrukturuar ofron shumë eksperiencë në vrapim dhe kërcim. Lojërat e organizuara si detyrat, loja shkollash dhe lojërat e thjeshta me top ndërtojnë durimin dhe kordinimin. Për të punuar në baraspeshim, inkurajoni fëmiun tuaj duke luajtur lojë si kjo psh.: “Hip mbi karrige. Tani kërce nga aty.”
“Kur do të shkojmë?”, “Nesër” – i përgjigjeni ju. Pas pesë minutash, fëmija juaj parashkollorë do të ju pyes: “A po shkojmë?” Fëmijët varojnë shumë në ate se si e përceptojnë kohën. Në moshën tre vjeçare, fëmija mund të mos e kuptojë fjalën (e bëri e para apo e fundit) dhe sa kohë merr një gjë (kohë e gjatë apo e shkurtë). Por konceptet si e kaluara (dje) dhe e ardhmja (nesër) mund të jenë më të qarta.
Fëmija juaj është i gatshëm për ti kuptuar ditët e javës, prandaj përmendini sa herë që të mundeni. Për shembull, përkujtojini atij që gjatë vikendit, të shtunave dhe të dielave, nuk ka shkollë apo punë. Apo që e hëna është dita kur ai shkon në shkollë.