Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/30 muajsh

Si po rritet fëmija juaj

Redon Hasimja - 30 muajsh

Nëse fëmija juaj ka treguar shenja se është i gatshëm për të filluar të mësojë të përdorë oturakun, ju mund të nisni me procesin e të mësuarit. Disa fëmijë të vegjël e mësojnë atë shumë shpejt, ndërsa të tjerë mund të humbasin interesin, dhe të bëjnë vetëm gjysmën e punës (të urinojnë por jo të dalin jashtë) apo të refuzojë që të përdorin oturakun, dhe në raste të tilla, është më mirë që ju të provoni përsëri pas disa javësh.

Mund të zgjasë më shumë kohë deri sa fëmijët e vegjël të mësojnë të mos lagen gjatë natës, dhe më pak kohë deri sa ata të mësojnë të mos lagen gjatë ditës, dhe shumica prej tyre do të vazhdojnë të kenë incidente të vogla edhe për pak kohë.

Jeta juaj: Gati për një tjetër?

Nëse ju nuk jeni duke u ballafaquar më me mungesën e kohës për tu marrë me fëmijën tuaj, ju mund të jeni duke menduar për të patur një fëmijë tjetër. Nëse ju nuk jeni ende e sigurt, të lexuarit e artikullit tonë, mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse ju jeni gati për të patur një tjetër fëmijë.

Këshilla për prindërit: Trajnimi për përdorimin e tualetit është duke ardhur

'Nëse fëmija juaj ende nuk ka mësuar të përdorë tualetin, mos u shqetësoni. Djali im nuk ishte i gatshëm për ta përdorur tualetin deri sa ai ishte pothuajse tre vjeç, dhe pastaj ai mësoi me të vërtetë shumë shpejt. Mund t’ju ndihmojë nëse i tregoni atij një libër apo video duke i shpjeguar gjithë procesin – kjo ishte e dobishme për ne' – L.

Komuniteti

Keni nevojë për të kuptuar më shumë rreth trajnimit për përdorimin e oturakut? Zbuloni se si nënat e tjera janë ballafaquar me këtë, në komunitetin tonë.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Si të përballoni shpërthimet e inatit të fëmijës tuaj

Udhëtimi me aeroplan? Cilat vende janë më të mira për familjen tuaj?

Jeni duke menduar për të dërguar fëmijën tuaj në çerdhe? Lexoni më shumë rreth pro-ve dhe kundra-ve të çerdheve, këtu.