Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 3 muajsh, java e dytë

Foshnjat kanë shumë dëshirë të preken. Në të vërtetë, ato zhvillohen përmes prekjes – është një pjesë kritike e zhvillimit dhe e rritjes së tyre. Kontakti lëkurë me lëkurë nuk ju ndihmon vetëm juve dhe fëmijën tuaj, por është inkurajues kur fëmija është i mërzitur dhe qetësues kur ai është nervoz.

Zhvilloni ndjenjën e kontaktit të fëmijës me një shumëllojshmëri materialesh – të tilla si lesh fallco dhe peshqir si tip sfungjeri. Ndoshta fëmijës tuaj do ti duhet të ushqehet edhe me ushqime fabrike, kështu që zgjidhni me kujdes. Mos e lini fëmijën vetëm, me gjëra të cilat mund ti fusë në gojë. Dhe shikoni për leximin e më shumë librave që të tregojnë një eksperiencë praktike.

Jeta juaj: Pranimi i gjëndjes tuaj fizike pas lindjes së fëmijës

Nëse ka pasur ndonjëherë në jetën tuaj kohë për realizmin, momenti është tani. Mos harroni se lindja e një fëmije është përvojë që ndryshon jetën dhe trupin tuaj. Vithet dhe beli mund të jenë pak më të gjëra dhe barku mund të jetë pak më i butë. Jepini vetes së paku nëntë muaj të cilët ju deshën fëmijës suaj, për tu rikthyer në formën tuaj para shtatzanisë.

Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me qumësht gjiri, është veçanërisht e rëndësishme të mos filloni një dietë shumë të kufizuar. Në vend që të përqëndroheni në humbje peshe të shpejtë përmes një diete apo programi me ushtrime, ju duhet të mendoni me kujdes se çfarë të hani dhe se si të ushqeheni. Këtu janë disa udhëzime:

• Hani racione të vogla, dhe mundohuni të përtypeni shumë ngadalë. Ju do të kuptoni se ju mund të ndjeheni të kënaqura me më pak. Ndaloni së ngrëni para se ju të jeni ngopur apo fryrë plotësisht.

• Pini ujë. Jo vetëm për të qëndruar të hidratuara në kohën që ju ushqeni me qumësht gjiri, por gjithashtu për të ndjerë një stomak të mbushur si edhe për të hequr urinë për ushqim. Çaji bimor, kafeja dekafeinato, lëngjet apo edhe pijet me kalori të ulëta mund të përdoren gjithashtu.

• Merrni më shumë kalori të "mira" dhe më pak të "këqija". Mos harroni të vini theksin në të ushqyerit e shëndetshëm, të cilin ju e patët parasysh gjatë shtatzanisë.

• Ushqehuni me pak kalori në vakt, si drithërat frutat dhe perimet.

• Filloni të bëni gjimnastikë përsëri. Mos harroni të nisni ngadalë dhe të ktheheni lehtësisht në ushtrimet që ju i bënit para shtatzanisë.

Këshilla për prindërit: Vazhdoni me rrjedhjen

'Mamia ime më tregoi një mënyrë për të patur një rrjedhje të mirë të qumështit të gjirit. Në vend që të shtrydhni gjirin për të dalë qumështi, duhen vendosur duart butësisht në gji dhe të bëhet një masazh i lehtë, kështu qumështi fillon të rrjedhë si në mënyrë magjike. Është shumë më mirë nëse thithkat e gjinjve janë të çara ose të lënduara.' – A.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti