Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 3 muajsh, java e katërt

Kur e vendosni fëmijën tuaj të shtrirë me bark, fëmija do të mbajë lart kokën dhe supet duke përdorur krahët për ndihmë. Kjo shtytje e vogël, ndihmon në forcimin e muskujve dhe i jep fëmijës një pamje më të mirë të asaj që po ndodh. Madje mund t’ju habisë juve (dhe veten) duke u rrotulluar majtas – djathtas ose ansjelltas. Ju mund të inkurajoni këto aftësi duke luajtur me të. Tundni një lodër në anën në të cilën fëmija rrotullohet në rast se do të dëshironit të lëvizte sërish. Duartrokisni për këto arritje të fëmijës dhe buzëqeshni. Fëmijës mund ti nevojitet pohimi juaj derisa ti dalë frika.

Jeta juaj: Përfshirja e partnerit tuaj

Nëse ju jeni personi kryesor që merreni me kujdesin e fëmijës, mund tju vijë si një refleks të ndaloni në çdo moment që fëmija juaj është duke qarë. Por është një moment dhe ide e mirë që ti jepni partnerit tuaj shansin ta qetësojë fëmijën edhe ai. Jo vetëm që do të mund t’ju ndihmojë juve të qetësoheni por do ti japë mundësinë edhe atij të rrisë konfidencialitetin dhe marrëdhënien mes tij dhe fëmijës.

Ka shumë metoda që ju mund të inkurajoni partnerin tuaj për ti përdorur, por gjithashtu është e rëndësishme që ti lini edhe atij hapësirë për të eksperimentuar dhe për të mësuar vetë.

Kujtoni partnerin tuaj për të vlerësuar nevojat për fëmijën (ndërrimin e pampersave, të ushqyerit, të veshurin) dhe për të përmbushur këto në rradhë të parë. Nëse fëmija vazhdon të qajë, ai mund të përpiqet ta qetësojë fëmijën duke e mbajtur në krahë, duke e fërkuar në shpinë ose duke i bërë një masazh të lehtë.

Shumë fëmijë qetësohen nëpërmjet lëvizjeve të qeta, apo lëvizjeve ritmike, të cilat i ndihmojnë prindërit të ndihen se kanë bërë diçka. Kërcimi, apo lëkundjet me fëmijën tuaj, mund të jenë një ide e mirë për këtë.

Zbavitja, është një tjetër metodë. Ai mund të përpiqet ta zbavisë fëmijën përmes fytyrave qesharake, këndimit ose tingujve dhe shprehjeve qesharake.

Këshilla për prindërit: Jashtë kohe

'Unë dhe partneri im, e bëjmë me rradhë për tu qetësuar e shplodhur në fundjavë – ai ngrihet nga gjumi herët të shtunën në mëngjes, ndërsa unë ngrihem herët të dielën në mëngjes. Kjo do të thotë se të dy kemi mundësi të rrimë më shumë kohë me vajzën tonë atëherë kur ajo bën gjërat më të bukura dhe më aktive, herët në mëngjes! Por në të njëjtën kohë, të kesh një ditë në javë gjumë ekstra është një luks i madh' – C.

Ndani këshillat tuaja.