Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 3 muajsh, java e tretë

Fëmija juaj fillon të nxjerrë konkluzione rreth botës që e rrethon. Ai shikon çdo gjë me kureshtje, madje edhe reflektimin e tij. Vendoseni fëmijën para një pasqyre të pathyeshme në momentin kur jeni duke u bërë gati. Fëmija nuk do të kuptojë se është në të vërtetë imazhi i tij që shikon në pasqyrë (kjo zakonisht fillon të ndodhë mirë në vitin e dytë të jetës), por kjo nuk ka rëndësi. Ai do të përqëndrohet në reflektimin e tij – apo të kujtdo tjetër – dhe ai mund të tregojë një adhurim nga jashtë përmes ndonjë belbëzimi.

Jeta juaj: Ndryshimi i shoqërisë

Të paturit e një fëmije sjell ndryshime të reja në marrëdhëniet tuaja me të gjithë – ku përfshihen edhe miqtë tuaj. Ndonjëherë miqtë e vjetër që nuk kanë fëmijë janë të mrekulluar nga fëmija juaj ashtu si edhe ju, dhe gjërat mund të vazhdojnë ashtu si kanë qënë më parë. Por disa të tjerë mund të mos jenë shumë të ekzaltuar për fazën e re të jetës suaj. Disa mund të jenë ziliqarë, të tjerë të lodhur, dhe disa të tjerë mund thjesht të mos kenë asnjë interes për fëmijët.

Ju nuk mund ti fajësoni tërësisht miqtë tuaj. Edhe ju keni ndryshuar. Interesat që ju keni ndarë me disa njerëz si – fluturimi me parashutë, jeta e natës, apo pazari për këpucë – nuk mund të përshtaten më në jetën tuaj të re.

Kjo ndihmon për të arritur një ekuilibër mes rrugës tuaj të vjetër për të qenë së bashku dhe situatës tuaj të re. Miqtë tuaj nuk mund të presin që ju të braktisni të gjitha mendimet për fëmijën tuaj, dhe ju nuk mund të prisni që të gjithë të dëshirojnë të bisedojnë vetëm për nënat. Shikoni për një bazë të përbashkët në aktivitetet dhe kohën tuaj së bashku. Ndonjëherë dilni për drekë vetëm me mikeshat, dhe herë të tjera ftojini shoqet tuaja në shtëpi për t’ju vizituar ju dhe fëmijën tuaj.

Pra çështja është që ju duhet të prisni një ndryshim në miqësitë tuaja. Ju mund të ndaheni apo të mënjanoheni nga disa, por në të njëjtën kohë fëmija juaj do t’ju sjellë në orbitë miq të rinj. Nëpërmjet këndeve të lojrave, grupeve të ndryshme të bisedimit të nënave, dhe ambjenteve të tjera, ju dhe partneri juaj do të takoheni me prindër të tjerë të rinj, me të cilët keni shumë gjëra të përbashkëta.

Këshilla për prindërit: Përgatitja e gjërave

'Kur jam duke u bërë gati për të dalë ose duke u marrë me punët e përditshme të shtëpisë, unë ngre një kënd lojrash kudo ku jam në shtëpi. Vendos disa lodra në të, që fëmija të mund të luajë dhe kështu që unë mund të hedh një sy mbi fëmijën tim në çdo kohë' – K.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti