Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/4 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 4 muajsh, java e dytë

Tashmë, fëmija juaj mund të luajë me duart dhe këmbët e tij për disa minuta në çdo herë. Ai është mjaft i dhënë për të bërë një veprim në mënyrë te përsëritur e pa pushim deri sa të jetë i sigurt për rezultatin. Pastaj, ai do të përpiqet për të bërë diçka pak më ndryshe nga veprimi i mëparshëm, për të parë nëse rezultati është i ndryshëm.

Papritmas ju kuptoni se dhoma e gjumit është çuditërisht e qetë dhe shikoni në të, vetëm për të zbuluar se fëmija, i cili deri më tani ka patur nevojë për vëmendjen tuaj në çdo moment që ka qënë i zgjuar, është duke u zbavitur në krevatin e tij. Ju mund të rifilloni sërish leximin e gazetës – ose të paktën titujt kryesorë të saj.

Jeta juaj: Të lini fëmijën tuaj

Ndjenja e fajit nuk është domosdoshmërisht e keqe. Ky është një sinjal i brendshëm që keni vëmendje e përkujdesje. Është krejt normale të ndjeni brejtje dhe ankth kur e lini fëmijën tuaj me prindërit tuaj ose me një dado të besuar.

Pasi e kemi thënë këtë, nuk është një ide e mirë të vazhdoni të ndiheni në faj për këtë. Nevoja për të mbajtur fëmijën me ju duhet të vihet në peshë kundrejt realiteteve të tjera, të tilla si shëndeti juaj mendor (pauzat e pushimet larg fëmijës tuaj, janë gjithashtu një gjë e mirë), nevoja juaj për të siguruar të ardhura të vazhdueshme përmes punës, dhe nevojat e fëmijës tuaj, me kalimin e kohës, për tu socializuar edhe me persona të tjerë.

Një dado mund të jetë në të njëjtën kohë edhe i nevojshëm dhe i vlefshëm. Nëse nuk keni punësuar asnjëherë më parë një dado, kërkoni për referenca nga prindër të tjerë që ju besoni. Pasi të keni gjetur dikë, ftojeni atë të vijë e të qëndrojë për një kohë me fëmijën tuaj ndërkohë që ju bëni disa punë shtëpie. Në këtë mënyrë ju mund të vëzhgoni herë pas here se si ajo ndërvepron me fëmijën tuaj. Kufizojini udhëtimet tuaja të para jashtë shtëpisë, në udhëtime të shpejta e të shkurtra për pazar. Kur largoheni nga shtëpia, përpiquni që të mos e tregoni e të mos e shfaqni shqetësimin tuaj. Nëse ju dukeni të nervozuara, fëmija juaj do ta kuptojë atë, duke e bërë kështu ndarjen edhe më të vështirë, për të dy.

Këshilla për prindërit: Ndërrimi i peshqirëve

'Në vend që të blini peshqirë të shtrenjtë për të ndërruar çdo herë që ndërroni mushamanë e foshnjës tuaj, ju mund të qepni një rrip të gjatë llastiku në peshqirët e duarve që nuk janë të shtrenjtë. Pastaj vëreni këtë rrip të gjatë peshqiri nga fillimi deri në fund të mushamasë. Fëmija juaj nuk do të ketë më të ndenjura të ftohta!' – V.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti