Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/4 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 4 muajsh, java e parë

Këtë muaj ju mund të mendoni për ti dhënë fëmijës tuaj për herë të parë ushqime më solide. Megjithatë, ekspertët mendojnë se është ende herët për fëmijën tuaj, që të marrë ushqime të tjera përveç qumështit të gjirit ose qumështit për foshnja, të blerë. Për më shumë informacion, lexoni artikujt tanë se kur mund të ushqeni fëmijën tuaj me ushqime më solide.

Ju mund të keni ndjenja të përziera lidhur me atë se sa shpejt po ndryshon fëmija juaj. Ai mund të jetë mjaftueshëm i fortë për tu rrokullisur nga para mbrapa, ose anasjelltas. Shumë hulumtues besojnë se foshnjat katër muajshe, i kuptojnë mirë të gjithë tingujt themelorë që përbëjnë gjuhën e tyre amtare. Fëmija mund të zhvillojnë aftësinë për të thënë dhe ma-ma ose ba-ba këtë muaj, por ai ende nuk e lidh këto fjalë me ju dhe babain e tij.

Jeta juaj: Rifillimi i ushtrimeve

Asnjë nënë e re nuk e ka dashur trupin e saj pas lindjes së fëmijës. Nëse jeni ende duke u veshur me disa veshmbathje të mbetura që gjatë shtatzanisë, apo nuk e shikoni dot veten në pasqyrë, ju mund të vendosni të filloni të bëni disa ndryshime.

Përveç se nëse mjeku juaj ju ka thënë ndryshe, trupi juaj është tashmë i gatshëm për të ushtruar. Kyçet dhe ligamentet tuaja mund të jenë ende të liruara nga efektet e shtatzanisë, kështu që fillimisht nisni në mënyrë të lehtë, pse jo për shembull, me ushtrime që kanë një impakt të ulët.

Ushtrimet nuk do të ndikojnë në aftësitë tuaja për të ushqyer me gji, por ju duhet të kujdeseni për të mos bërë ushtrime (si p.sh. disa lloje të ushtrimeve me pesha të rënda ose disa pozicione joga) të cilat mund të lëndojnë gjinjtë tuaj.

Ju mund të përfshini edhe fëmijën tuaj në stërvitjet e përditshme. Vendoseni fëmijën tuaj në një karrocë kur ju shkoni për shëtitje, apo në një vend të foshnjes në mënyrë që ai të mund t’ju shohë kur ju ushtroni me një biçikletë palestre. Mundohuni të gjeni mënyra për të ushtruar edhe pse jeta juaj është mjaft e ngarkuar. Konsideroni edhe stërvitjet apo ushtrimet përmes DVD-ve, të cilat ju mund ti përdorni kur fëmija është i qetë, ose kur është duke fjetur. Nëse zgjidhni diçka që është e thjeshtë dhe e volitshme për ju, ju do të keni më shumë të ngjarë që të përshtateni me të.

Megjithatë, mos u tregoni shumë e ashpër me veten tuaj. Megjithëse është e shëndetshme për t'u kujdesur për trupin tuaj, vënia e trupit në formë të merr kohë. Juve nuk do t’ju vlejë asnjë prej përfitimeve të mëdha të ushtrimeve për shëndetin mendor, nëse stresoheni shumë për paraqitjen tuaj. Trupi juaj ka bërë diçka të mahnitshme duke krijuar një fëmijë – ai meriton më shumë besueshmëri!

Këshilla për prindërit: Veshjet për të ushqyer me gji

'Nëse ju nuk dëshironi ta zbuloni barkun tuaj pas shtatzanisë kur jeni duke ushqyer me gji në publik, unë do t’ju rekomandoja të vishni një veshje të ngushtë poshtë bluzës tuaj. Ngrini bluzën tuaj lart dhe ulni veshjen nën të poshtë, kjo ju mundëson të jeni të mbuluara kur jeni duke ushqyer me gji.' – R.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti