Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/5 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 5 muajsh, java e parë

Fëmija juaj nuk mundet ende ti shprehë emocionet e tij në të njëjtën mënyrë komplekse si ju. Edhe pse ai mund t’ju informojë juve në mënyrë të qartë kur ai është i zemëruar, i mërzitur apo i kënaqur, aftësitë e tij për të treguar dashurinë dhe humorin janë ende në zhvillim e sipër. Fëmija juaj tregon gjithashtu një lidhje e fortë me ju, duke zgjatur krahët e tij kur ai do që ju ta merrni në krahë, dhe duke qarë kur ju largoheni nga dhoma. Ai gjithashtu mund t’ju japë përqafime dhe puthje.

Ai do të qeshë me shprehjet gazmore të fytyrës tuaj dhe do t’ju bëjë të qeshni edhe juve. Vazhdoni të mbani të qeshurat e ti zgjasni ato, duke bërë fytyrat tuaja gazmore!

Jeta juaj: Seksi si prindër të rinj

Gjetja e kohës dhe energjive për seks si prindër të rinj, është mjaft sfiduese. Dhe pastaj, ekziston gjithnjë çështja e palës së tretë në dhomën tuaj ose aty ngjitur, që është gati të bërtasë në momentin më pak të përshtatshëm. Por me pak planifikim dhe përpjekje, çdo gjë është e mundshme!

Flirtimi. Flirtimi nuk është i njëjtë si lojrat përpara kryerjes se aktit seksual. Ai është lojë seksuale, por pa qëllim të menjëhershëm për aktivitet seksual. Flirtimi me partnerin tuaj (personalisht, në telefon, ose me e-mail, për shëmbull) ju ndihmon të dyve ju të vini në humor.

Mateni kohën saktë. Ju nuk keni pse të flini gjithmonë kur fëmija juaj fle. Në kohën e gjumit gjatë ditës ose në mbrëmje, pasi fëmija ka luajtur shumë apo ka shëtitur jashtë shtëpisë, ju mund të jeni plotësisht të sigurtë se fëmija juaj do të flerë për së paku një orë.

Organizoni një “takim me partnerin”. Ju nuk keni pse të vishni rrobat më të mira dhe të dilni nga shtëpia – thjesht bëni një plan paraprakisht për të qëndruar në shtëpi. Kur jeni prindër, bërja e ndonjë masazhi partnerit, ose bërja e një dushi së bashku ndërkohë që fëmija fle, vlen si një takim i vërtetë.

Ruani ndjenjën e humorit. Jini të gatshëm për faktin se gjërat mund të mos shkojnë si zakonisht. Nëse jeni duke ushqyer me gji, për shëmbull, ju mund të shihni disa rrjedhje qumështi (kështu që mbani një peshqir për ta përdorur në këto raste). Nëse fëmija juaj fillon të qajë kur ju jeni duke bërë dashuri me partnerin, mos vraponi për ta shpëtuar; prisni disa minuta për të parë nëse ai kthehet përsëri në gjumë. Nëse ai qetësohet vetë, ju gjithsesi mund të kuptoni se humori ju është prishur. Mos e ndërprisni të bërit dashuri. Rifilloni sërish ngadalë me lojrat seksuale dhe shikoni se çfarë do të ndodhë.

Këshilla për prindërit: Sekretet e të bërit pazar

'Kur blini bluza apo kanatjere për fëmijën tuaj, sigurohuni që ato të kenë susta për tu mbërthyer në qafë. Kjo e bën heqjen e bluzës, më të lehtë dhe shumë më pak të dhimbshme për kokën e fëmijës. Gjithashtu, pantallonat e gjata me susta në mes të këmbëve janë më të mirë për shkak se ato qëndrojnë të puthitura mirë.' – E.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti