Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/6 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 6 muajsh, java e dytë

Fëmija juaj mund të preferojë njërën dorë për një kohë dhe pastaj të kalojë tek tjetra. Por ju nuk mund të thoni nëse ai është një mëngjarash apo jo, deri sa ai të jetë afërsisht rreth dy apo tre vjeçar.

Mos u përpiqni që të ndikoni mbi preferencën e dorës së fëmijës tuaj (kjo gjë është e vendosur para lindjes). Të detyruarit e fëmijës për të përdorur dorën e tij të djathtë, kur ai në të vërtetë është një mëngjarash, për shembull, mund ta bëjë atë të ndihet konfuz, dhe kjo mund të çojë në probleme të mëvonshme me koordinimin sy – dorë, shkathtësinë, si edhe të shkruarit.

Jeta juaj: Të krahasuarit e fëmijës tuaj me fëmijë të tjerë

Është e vështirë të imagjinohet një prind që nuk hedh qoftë edhe një shikim prej së largu tek fëmija i ndonjë miku të tij, apo tek një foshnjë të cilën ai e sheh në supermarket, duke u munduar ta krahasojë atë fëmijë me të tijin. Kur keni dëgjuar për ndonjë fëmijë që duket më i zhvilluar në një fushë apo në një tjetër, është e natyrshme për t'u shqetësuar – apo të paktën të pyesni veten tuaj – nëse fëmija juaj është "OK".

Kuptohet se ky lloj i të menduarit në fund të fundit nuk është shumë i dobishëm. Çdo fëmijë rritet dhe zhvillohet në ritmin e vet. Mbi të gjitha, rreth moshës gjashtë mujore, zhvillimi fizik dhe ai që lidhet me të folurin, mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga fëmija në fëmijë.

Nëse keni shqetësime lidhur me zhvillimin e fëmijës tuaj, është më mirë për ju që të mësoni më shumë në lidhje me afatet kohore normale të zhvillimit, se sa të përdorni si referencë foshnjat e tjera. Madje edhe atëherë, listat e arritjeve të zhvillimit, janë vetëm një udhëzues i përgjithshëm. Fëmija juaj mund të humbasë pak nga afati kohor për shkak se ai është përkohësisht duke u përqëndruar në një aftësi më shumë se në një tjetër, ose thjesht atij mund ti duhet edhe pak kohë shtesë. Ndihuni rehat duke ditur se vetëm pse fëmija duket të lëshohet në një fushë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka një zhvillim të vonuar. Por besojini edhe instinktit tuaj – nëse jeni ende të shqetësuara, bisedoni me mjekun tuaj.

Këshilla për prindërit: Konforti nga produktet e gomuara

'Kur fëmijës tim ishin duke i dalë dhëmbët, unë vendosa një lodër gome në frigorifer, pastaj ja dhashë atij për ta përtypur. Kjo gjë e qetësonte shumë atë.' – A.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti