Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/6 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 6 muajsh, java e katërt

Në këtë moshë, foshnjat priren të preferojnë kafshë pellushi, të mëdha dhe të vogla. Njëri prej këtyre pellushëve, mund të bëhet edhe i preferuari i fëmijës tuaj, si një objekt sigurie. Nëse ndodh kështu, ky pellush së shpejti do t’ju shoqërojë kudo. Mos u shqetësoni: një "objekt tranzicional" si ky mund të jetë një shenjë e shfaqjes së pavarësisë së tij, duke qënë se i vogli juaj po mëson për të ndarë veten nga ju dhe për tu varur vetëm tek vetvetja – ngadalë por në mënyrë të sigurt.

Kur ti shtoni anëtarë të rinj familjes se lojrave të fëmijës tuaj, shikoni për të marrë lojra të buta dhe të qepura mirë. Dhe në qoftë se një nga këto lojra duket se shpejt do të bëhet e preferuara e fëmijës tuaj, mund të jetë me vlerë që të blini dhe një tjetër të tillë si rezervë. Ju do të keni mundësi që njërën tja jepni fëmijës tuaj për të luajtur, ndërkohë që tjetrën ta vini për ta larë.Gjithashtu, kjo gjë thotë që ju të keni gjithmonë një lodër rezervë, në rast se lodra aq e dashur e fëmijës tuaj mund të humbasë ndonjëherë!

Jeta juaj: Trajtimi i gjyshërve me hijeshi

Gjyshërit mundohen të bëjnë më të mirën për nipërit e mbesat. Ata vërtetë mundohen. Vetëm se ndonjëherë, ata janë të prirur të mundohen më shumë se çduhet. Mundohuni të mos reagoni shumë fort, apo ti gjykoni prindërit tuaj ose vjehrrit, në rast se ata kritikojnë stilin tuaj të prindërimit, ju japin këshilla të padëshiruara, ose përpiqen të ndikojnë zgjedhjet tuaja për mënyrën e rritjes së fëmijës tuaj. Të qënit të sigurta për aftësitë tuaja prindërore, do ti bëjë këto mendime e opinione, më të lehta për tu menaxhuar. Ata mund të kenë vërtet më shumë vite përvojë prindërore se sa ju, por ju dhe vetëm ju jeni nëna e këtij fëmije të veçantë, një fakt të cilin ju mund (dhe ndonjëherë mund t’ju duhet) tja kujtoni atyre butësisht.

Këshilla për prindërit: Këshilla për ndërrimin e pelenave

'Unë gjithmonë sigurohem që të kem një lodër të vogël të cilën ja jap në dorë djalit tim, gjatë kohës që i ndërroj pelenat. Kjo më shërben shumë për tja hequr mendjen atij për të mos lëvizur' – R.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti