Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/6 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 6 muajsh, java e parë

Mund të ketë një ngjarje të jashtëzakonshme këtë muaj, në qoftë se fëmijës tuaj fillon ti dalë dhëmbi i parë. Zakonisht një nga dhëmbët e përparmë në nofullën e poshtme fillon të duket, i ndjekur nga fqinji i tij, dhe më pas shfaqen dy dhëmbët e përparmë lart. Përpiquni të hyni në rutinën e pastrimit të tyre, nëpërmjet një furçe dhëmbësh për foshnja (ose gishtit tuaj nëse ju preferoni) dhe një sasie të vogël paste dhëmbësh për fëmijë. Duke e kthyer këtë veprim në një lojë që prej fillimit, do ta bënte më të lehtë larjen e dhëmbëve për më pas.

Jeta juaj: Të ushqyerit e shëndetshëm

Të kujdesurit për një fëmijë është i mundimshëm. Ushqimet e rënda mund t’ju bëjnë juve të përgjumur më pas, kështu që përpiquni për ti mbajtur ushqimet dhe vaktet të lehta e të shëndetshme.

Mos e lini pa ngrënë mëngjesin. Megjithëse kjo është tunduese, sidomos në qoftë se jeni duke nxituar në mëngjes, trupi juaj ka nevojë të furnizohet pas një nate me gjumë (ose sidomos pas një nate pa gjumë). Proteina të tilla si vezët ose karbohidratet që digjen ngadalë siç është tërshëra, do t'ju japin energji për të kaluar gjithë mëngjesin.

Ngjiteni piramidën ushqimore. Përqëndrohuni tek ato pesë porcione të frutave dhe perimeve, të cilat rekomandohen çdo ditë. Ruajini copat e pagatuara të perimeve në frigorifer. Frutat mund të jenë fruta të thata, ose të ngrira – ato janë të gjitha të shëndetshme për ju. Nga frutat e freskëta apo të ngrira, mund të bëni gjithashtu lëng frutash dhe kos me fruta.

Shmangni ushqimet e dëmshme kur ndiheni të uritura. Pasi t'ju kenë dhënë një energji të shpejtë, ëmbëlsirat mund t’ju bëjnë ju të ndiheni edhe më të ngadalta se më parë. Gjeni alternativa energjike më ushqyese, të tilla si patatet e pjekura, kokoshka pa shumë yndyrë, kikirikë, dhe drithëra. Blini një përzierje frutash të thata, ose bëjeni vetë atë, me copëza frutash të thata, fara luledielli apo fara kungulli, arra kokosi, bajame, lajthi, si dhe copëza çokollate.

Karbohidratet janë një burim i madh i energjisë, kështu që mendojeni dy herë nëse vendosni ti ndërprisni ato, kur jeni duke u përpjekur për të humbur në peshë. Konsideroni makaronat jo në sasi të mëdha dhe pa salca të rënda, për shembull, ose biskotat me djathë.

Dhe mos harroni të mbani trupin tuaj të hidratuar me sa më shumë ujë.

Këshilla për prindërit: Përgatitja e ushqimit për fëmijët

'Me fëmijën tim të parë unë përgatisja shumë pure për të, por përfundoja duke e hedhur pjesën më të madhe të saj. Fëmija im e hante atë shumë pak! Këtë herë unë kam në plan të gatuaj një sasi perimesh, ti ngrij ato, dhe ti vendos ato në frigorifer. Një mikesha ime e ka bërë këtë dhe e kishte frigoriferin plot me fruta dhe perime të verdha, portokalli, dhe të gjelbërta. Çdo sasi e ngrirë ishte në përmasat e duhura për të siguruar dy ose tre alternativa për çdo vakt.' – A.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti