Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/7 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 7 muajsh, java e dytë

Deri tani, ju me siguri mund ti keni thënë fëmijës tuaj se telefoni nuk është një lodër, se rraketaket nuk janë për tu hedhur, dhe se flokët e motrës së tij nuk duhen shkulur. Në këtë moshë fëmija juaj mund të fillojë të testojë autoritetin tuaj duke refuzuar të ndjekë udhëzimet e thjeshta që ju i jepni. Ai nuk është duke mos u bindur me paramendim – por është thjesht kureshtar.

Mbani gjithashtu parasysh se fëmija juaj nuk mund të mbajë mend gjërat që ju i thoni atij për më shumë se disa sekonda çdo herë. Një taktikë e mirë është të përdorni një "jo" të thjeshtë, dhe pastaj tja hiqni mendjen atij me diçka tjetër.

Jeta juaj: Trajtojeni mirë veten tuaj

Duke qenë përgjegjës për një krijesë të vogël 24 orë në ditë, apo duke nxituar nga puna për tek fëmija juaj, mund të jetë stresuese. Këtu janë disa ide për vitin e parë të jetës:

Qëndroni të shëndetshme. Mos e anashkaloni të ushqyerit tuaj – pavarësisht nëse e keni humbur ose jo peshën tuaj të shtatzanisë. Shmangni kafeinën dhe alkoolin. Efektet e tyre stimuluese dhe qetësuese janë vetëm të përkohshme dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më keq më vonë. Bëni disa stërvitje të moderuara disa herë në javë, qoftë edhe duke parkuar makinën tuaj pak më larg nga puna. Lejojini vetes tuaj mjaft gjumë, duke përfshirë edhe dremitjet, nëse është e mundur.

Dilni jashtë. Kënaquni dhe shijoni pak ajër të pastër duke shkuar për një shëtitje apo duke ecur. Fëmija juaj është ende i vogël dhe ju mund ta merrni me vete, kështu që ju duhet të përfitoni nga kjo gjë,para se fëmija të rritet.

Përkëdheleni pak veten. Bëni një masazh trupi, një masazh fytyre, një manikyr, ose çfarëdo që ju bën të ndiheni e veçantë. Edhe një dush i gjatë e i këndshëm, mund të bëjë mrekullira. Nëse ju mund të zgjidhni problemin e kujdesit për fëmijën tuaj, konsideroni bërjen e ndonjë seance joga, aerobi, ose ushtrime të tjera relaksuese.

Këshilla për prindërit: Zbavisni fëmijën tuaj

'Blini një tullumbace me helium, me një peshë të varur në fund të saj dhe lidhini disa shirita me ngjyra që varen poshtë. Shtrijeni fëmijën tuaj me kurriz dhe vëreni tullumbacen pranë tij në mënyrë që ai të mund ta kapë atë. Kur ai ta tërheqi tullumbacen poshtë, shiritat me ngjyra do të gudulisin fytyrën e tij dhe tullumbacja e shndritshme do ti dhurojë atij orë të tëra me të qeshura dhe aktivitet' – K.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti