Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/7 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 7 muajsh, java e katërt

Deri më tani, emocionet e fëmijës tuaj janë duke u bërë më të dukshme. Ai mund ti dhurojë një puthje njerëzve të njohur, dhe madje mund ta përsërisë këtë veprim, nëse ju e vlerësoni duke duartrokitur.

Gjatë muajve të ardhshëm, fëmija juaj mund të mësojë të vlerësojë dhe të imitojë humoret, si dhe mund të tregojë shenjat e para të ndjeshmërisë. Për shembull, në qoftë se ai dëgjon se dikush po qan, edhe ai vetë mund të fillojë të qajë. Dhe edhe pse fëmija juaj është vetëm në fillime, duke mësuar në lidhje me emocionet e tij, ai është duke marrë gjëra nga ju. Gjatë muajve (dhe viteve) më të largëta që do të vijnë më vonë, fëmija juaj ndoshta do të kopjojë mënyrën në të cilën ai sheh se si ju i trajtoni njerëzit e tjerë.

Jeta juaj: Ti bëjmë gjërat më të lehta

Gjithkush do të pëlqente ti bënte gjërat më shkurt. Këtu janë disa mënyra për ta bërë jetën tuaj më të lehtë:

Para – përgatisni ushqimin tuaj. Disa prindër përgatisin ushqimin e fëmijëve, disa vakte të shpejta, dhe një numër të caktuar të ushqimeve për familjen paraprakisht, dhe pastaj marrin nga këto përgatitje të gatshme, sipas nevojës.

Organizoni rezervat ushqimore. Mbani gjërat që ju i përdorni rregullisht në vende të caktuara në mënyrë që ti gjeni lehtë ato, kurdo që keni nevojë. Ndërtoni një stacion të ndërrimit të pelenave të fëmijës tuaj në çdo kat të shtëpisë tuaj. Mbani gati në çdo kohë, një çantë për ndërrimin e pelenave të fëmijës, të pajisur mirë me gjithçka që ju duhet, në mënyrë që ju thjesht ta merrni atë e të vazhdoni. Ruajini të gjitha pajisjet për larjen e fëmijës tuaj si dhe furnizimet me ushqime, në shporta të posaçme plastike, dhe vendosini ato në të njëjtin vend çdo herë, në mënyrë që të mos humbisni kohë duke i kërkuar kur ju duhen.

Përfshijeni fëmijën tuaj. Të bërit dush bashkë me fëmijën tuaj, ju kursen kohë dhe mund të jetë zbavitëse. Të bërit e një loje me disa nga punët e shtëpisë, të tilla si palosja e rrobave (foshnjave u pëlqen shumë të zvarriten në grumbuj rrobash) ose rregullimi e pastrimi i dhomës së foshnjës tuaj, ju mundëson juve që të kujdeseni për të, të argëtoheni, si dhe të mbaroni punët e shtëpisë në të njëjtën kohë.

Këshilla për prindërit: Dalja e dhëmbëve

'Mbushni një nga ato kallëpët plastikë që përdoren për të bërë lëpirëse te ngrira, me ujë të zier dhe vëreni të ngrijë. Lëpirëset e ngrira janë fantastike dhe nuk i dëmtojnë dhëmbët e fëmijës tuaj' – F.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti