Shumë shpejt foshnja juaj mund t’ju tregojë se ai është gati të provojë për të ngrënë ushqime me gishtat e tij, duke e kapur lugën me të cilën ju jeni duke e ushqyer atë, apo duke kapur me duar ushqimin nga pjata. Shpërndani katër apo pesë copa ushqimi mbi një pjatë ose tabaka plastike dhe vërjani përpara fëmijës tuaj. (Për të zvogëluar rrezikun e mbytjes, fëmija juaj duhet të hajë ndërkohë që është i ulur në pozicion të drejtë në një karrige foshnjesh enkas për ushqyerje – dhe jo kur është i shtrirë apo i mbështetur në një karrocë ose ulëse për makinë).
Foshnja juaj mund të ketë një oreks të madh, por nuk ka shumë dhëmbë, kështu që filloni me ushqime të cilat ai mund ti përtypë, ose me ushqime që treten lehtë në gojën e tij. Me rritjen e tij të mëtejshme, ju do të mund ti jepni atij copëza ushqimi me përmasat normale të një kafshate, nga çfarëdo lloj ushqimi që edhe ju jeni duke ngrënë.