Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/8 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 8 muajsh, java e katërt

Pasi fëmija juaj të ketë fillon të qëndrojë në këmbë dhe të lëvizë nga pak (të lëvizë rreth e rrotull me hapa, duke u mbajtur mbi mobilje të ndryshme nëpër shtëpi), ju mund të pyesni veten nëse këpucët janë të nevojshme. Pediatrët e ndryshëm dhe ekspertët e zhvillimit, mendojnë se ato nuk janë të rëndësishme deri sa fëmija juaj të fillojë të dalë rregullisht jashtë shtëpisë. Është normale për fëmijën tuaj që të ecë me këmbë të përkulura pak ose me këmbët e kthyera nga jashtë, dhe këmbët e tij mund të duken të sheshta. Të ecurit zbathur mund të ndihmojë në forcimin e kyçeve dhe muskujve të këmbëve të fëmijës tuaj, dhe të ndjerit e relievit mbi të cilin ai shkel, mund të ndihmojnë fëmijën tuaj të ruajë më mirë ekuilibrin.

Jeta juaj: Filloni të lëvizni

Vënia në lëvizje e trupit tuaj, në të vërtetë ju jep energji, në vend që ta marrë atë. Qëllimi është që të zgjidhni ushtrimet e duhura që i përshtaten planit tuaj.

Dilni jashtë. Provoni të shkoni për një shëtitje, apo edhe për një ecje të vogël, gjatë kohës që ju kaloni me fëmijën tuaj. Gjatë kohës që ju jeni duke ushtruar, ju do të stimuloni shqisat e fëmijës tuaj dhe do të ndihmoni në këtë mënyrë zhvillimin e tij.

Regjistrohuni në një palestër, bashkë me fëmijën tuaj. Disa palestra dhe salla aerobie, ofrojnë kurse për prindër me foshnjat. Ndërkohë disa të tjera sigurojnë kujdesin ndaj fëmijëve.

Ndërtoni një qendër "stërvitjeje" në shtëpi. Shikoni për të blerë pajisje palestrash për përdorim shtëpiak, apo DVD të ndryshme të cilat ju mund ti përdorni ndërkohë që fëmija juaj është duke fjetur ose është i zënë me aktivitete të ndryshme.

Luani me fëmijën tuaj. Vallëzoni nëpër dhomë së bashku – fëmija juaj do të kënaqet me këtë ndjesi.

Rezistojini disa shkurtimeve. Parkojeni makinën tuaj pak më larg se zakonisht nga destinacioni juaj, në mënyrë që t’ju duhet të ecni pak më shumë. Nëse ju jeni jashtë dhe pa fëmijën tuaj, përdorni shkallët në vend të ashensorit ose shkallëve lëvizëse.

Këshilla për prindërit: Rutina e gjumit

'Çdo natë para se të vëmë vajzën tonë në krevat për të fjetur, ne i tregojmë asaj emrin e ditës tjetër dhe atë që ne do të bëjmë gjatë ditës. Ne mendojnë se kjo i jep asaj një ndjenjë sigurie se nuk do të ketë të papritura në çastet e fundit që mund ta mërzisin atë' – P.

Ndani këshillat tuaja.