Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/8 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 8 muajsh, java e parë

Lëvizshmëria në rritje e fëmijës tuaj, do të thotë se ai tani do të kalojë në një periudhë me rrëzime dhe gunga. Këto janë një pjesë e pashmangshme e fëmijërisë, dhe, edhe pse ndonjëherë zemra do t’ju pushojë së rrahuri nga frika, mundohuni të shijoni këtë kohë duke parë se si fëmija juaj eksploron rrethinat e tij dhe se si zbulon kufijtë e tij.

Kufizimi i dëshirës tuaj të madhe për të mbrojtur fëmijën tuaj, i lejon atij të rritet dhe të mësojë për veten e tij. Megjithatë, bëni çdo përpjekje për ta bërë shtëpinë tuaj të sigurtë për fëmijët. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është që të zbrisni në nivelin e tij për të gjetur çdo zonë të mundshme rreziku. Siguroni mirë objektet e brishta në mënyrë që ato të mos rrëzohen, për shembull, dhe mbajini objektet apo mobiljet e ndryshme në dhomat në të cilat fëmijët nuk qëndrojnë shumë.

Jeta juaj: Koha për çiftin

Shumë prindër të rinj raportojnë se pas risisë së jetës me një fëmijë të vogël, ata zbulojnë se janë larguar nga partneri i tyre dhe se kanë humbur afërsinë dhe intimitetin e dikurshëm. Lindja e fëmijës është një ngjarje sizmike në jetën e një çifti e në marrëdhëniet së bashku. Për shkak se barra e përshtatjes ditë – pas – dite shpesh bie më shumë mbi një partner (zakonisht mbi nënat), gjithçka është shumë e lehtë për ndjenjat që të fillojnë të ftohen.

Duke i pranuar këto ndjenja është hapi i parë për të bërë diçka në lidhje me to. Bëjini të ditur partnerit tuaj se ju e dini fare mirë se sa shumë vëmendje dhe kohë ju i kushtoni fëmijës tuaj (dhe se ai mund të ndihet i përjashtuar nga kjo) dhe tregojini atij se ju mungon. Nëse ju po ndiheni në këtë mënyrë, është shumë e mundshme që edhe partneri juaj të ndihet në të njëjtën mënyrë, dhe do të ndihet më i çliruar kur ju të flisni rreth kësaj.

Bëni një plan të veçantë për të gjetur mënyra për të shpenzuar më shumë kohë së bashku. Kuptoni se çfarë ju mungon më shumë nga të qënit së bashku, dhe bëjeni kryerjen sërish të këtyre aktiviteteve, një përparësi. Ndani kohë për të shpenzuar së bashku, edhe nëse këtë kohë mund ta kaloni vetëm në shtëpi.

Tani që fëmija juaj është pak më i madh, rivlerësoni mënyrat për të ndarë kujdesin për fëmijën dhe punët e shtëpisë. Kjo jo vetëm që do të zvogëlojë ngarkesën e punës tuaj, por njëkohësisht do të krijojë më shumë kohë për ju dhe partnerin tuaj që të shpenzoni së bashku duke bërë diçka zbavitëse. Ju do të shihni veten tuaj duke punuar bashkë, si një ekip.

Këshilla për prindërit: Fëmija juaj qan? Provoni televizorin

'Në qoftë se fëmija juaj qan natën, përqafojeni atë, ose shikoni pak TV gjatë natës, dhe përpiquni të shijoni këtë kohë së bashku. Nëse ju mund të relaksoheni, atëherë ndoshta edhe fëmija juaj mundet' – J.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti