Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/8 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 8 muajsh, java e tretë

Vizioni i foshnjës tuaj – dikur nga 20 cm deri në 40 cm, në rastin më të mirë – është tani pothuajse si i një të rrituri, si në qartësi ashtu edhe në perceptimin e thellë. Ndonëse shikimi i fëmijës tuaj në distancë të shkurtër është ende shumë i mirë, shikimi i tij në distanca më të gjata është gjithashtu mjaftueshëm i mirë për të njohur njerëz dhe objekte nëpër ambientet e një dhome. Ai mund të shohë për shembull një lodër në anën tjetër të dhomës dhe të përpiqet të shkojë drejt saj duke u zvarritur. Sytë e tij janë tashmë drejt ngjyrës së tyre përfundimtare, edhe pse ju mund të shikoni ndryshime të vogla më vonë.

Jeta juaj: Kur kujdesi për fëmijën tuaj bëhet i vështirë

Pasi fëmija juaj të jetë bërë më i lëvizshëm, mbajtja e tij mund të jetë shumë e lodhshme. Një pushim i vogël kur ndiheni të frustruara, mund t'ju ndihmojë të rifitoni energjitë tuaja dhe të riktheheni të fuqishme.

Vendoseni fëmijën tuaj në një kosh apo karrocë për periudha të shkurtra kohe kur jeni duke u ndjerë shumë të lodhura. Kjo është gjithashtu një ide e mirë edhe nëse fëmija juaj, edhe pse plotësisht i shëndetshëm, qan në mënyrë të vazhdueshme, e të pashpjegueshme – fëmija juaj do të jetë i sigurt, ndërsa ju do të mund të qetësoheni për pak. Nëse ai qan gjatë natës, mblidheni veten për disa minuta para se të shkoni për të parë se çfarë është duke ndodhur. Duke marrë frymë thellë disa herë ose duke numëruar deri në dhjetë përpara se të përgjigjeni ndaj ndonjë incidenti, janë gjithashtu disa mënyra të tjera që do ju ndihmojnë juve të mbani një ekuilibër në ditët e këqija. Gjithashtu herë pas here, flini kur edhe fëmija juaj është duke fjetur. Dhe, sigurisht, thërrisni partnerin tuaj për të marrë edhe ai përsipër disa gjëra – jo vetëm kur situatat të jenë bërë tejet të vështira, por në intervale të rregullta.

Këshilla për prindërit: Këshilla për tu argëtuar

'Unë kam blerë disa lodra të ndryshme me magnet që tërhiqen njëra me tjetrën, kështu që djali im mund të ulet në karrigen e tij dhe të argëtohet lirisht, ndërkohë që unë mund të merrem me punët e mia në shtëpi. Kjo do të thotë se mua nuk më duhet të mbledh vazhdimisht lodrat të cilat ai i mund ti hedhë përtokë' – D.

Ndani këshillat tuaja.