Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/10 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 10 muajsh, java e dytë

Në këtë moshë, fëmija juaj mund të ulet me besim të plotë tek vetja, dhe madje mund të ecë duke u mbajtur mbi mobiljet e ndryshme të shtëpisë, ndoshta duke i lëshuar ato herë pas here për një çast dhe duke qëndruar në këmbë pa mbështetje. Ai do të hedhë hapa kur është duke qëndruar në pozicion ecjeje në këmbë, dhe gjithashtu mund të bëjë përpjekje që të ngrejë ndonjë lodër ndërkohë që është duke qëndruar në këmbë.

Këto hapa të parë magjikë drejt pavarësisë – dhe njëkohësisht më shumë punë e mundim për ju – janë shumë pranë tashmë, në qoftë se ende nuk kanë ardhur. Shumica e foshnjave i hedhin hapat e tyre të parë diku mes muajit të 9 dhe të 12, dhe fillojnë të ecin mirë rreth kohës kur ata janë 14 apo 15 muajsh.

Jeta juaj: Traditat e familjes dhe festimet

Kur ju keni qenë një fëmijë në rritje e sipër, çfarë ka bërë familja juaj për festat e Krishtlindjeve, Bajramit, apo festa e tjera fetare ose laike? Si i keni festuar ditëlindjet? A kanë filluar vaktet e ngrënies në familjen tuaj me një lutje, apo ju keni bërë diçka të veçantë gjatë verës? Ndërtimi i një familjeje, shpesh i bën çiftet që të fillojnë të mendojnë për ritualet me të cilat ata janë rritur, dhe se si ata mund të krijojnë ritualet e familjes së tyre. Edhe në qoftë se fëmija juaj ende nuk i kupton plotësisht ato, dhe nuk arrin ti vlerësojë, përsëritja e tyre në vazhdimësi, do të kontribuojë në një ndjenjë të sigurisë, të të qënit bashkë, dhe të krenarisë familjare.

Mos u ndjeni sikur juve ju duhet të zgjidhni midis traditave që familja juaj apo ajo a partnerit tuaj ka ndjekur gjatë kohës që ju keni qënë duke u rritur, veçanërisht në qoftë se ju do të duhet të zgjidhin traditën e njërës apo tjetrës familje. Ndërtimi i ritualeve mund të jetë shumë më kuptimplotë, nëse krijoni ide origjinale tuajat, ose personalizoni ato ekzistuese. Provoni të mendoni në lidhje me aktivitetet që familja juaj organizon, dhe krijoni ritualet tuaja që lidhen me to.

Ritualet mund të jenë të vogla dhe të shpeshta, si të lexuarit e një libri në kohën e gjumit apo nxjerrja e qenit për një shëtitje pas darke. Ose ato mund të sillen rreth festimeve të mëdha dhe ngjarjeve të veçanta. Gjithsesi, jini të kujdesshëm kur është fjala për festivale – pasi fëmija juaj mund të stimulohet më shumë seç duhet dhe mund të bëhet ankthioz me gjithë aktivitetet dhe veprimtaritë e organizuara, prandaj sigurohuni që ju të ndërtoni gjithsesi një kohë të mjaftueshme për fëmijën tuaj, në mënyrë që ai të pushojë dhe të relaksohet.

Këshilla për prindërit: Pizza-t e vogla

'Vajzës time 10 muajshe, i pëlqen shumë djathi mbi pizza, por për ta bërë atë edhe më tërheqëse vizualisht, dhe me më shumë kalori, unë i vendos pure domatesh nën djathë, dhe pastaj i shtoj copëza të ndryshme toni, specash dhe këpurdhash' – C.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti