Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/10 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 10 muajsh, java e parë

Pikërisht në këtë kohë, fëmija juaj është duke filluar të kuptojë shumë fjalë dhe fraza të thjeshta, kështu që është më e rëndësishme se kurrë që të vazhdoni të flisni me të. Filloni të flisni shumë, duke u përqëndruar kryesisht në modele të fjalëve të mira, duke i përsëritur fëmijës fjalët që ai thotë, por duke përdorur gjuhën e të rriturit, pra me fjalë të plota e të qarta. Nëse ai kërkon një “bah bah" për shembull, përfoconi butësisht shqiptimin korrekt të kësaj fjale, duke e pyetur: "A do një shishe"? Në këtë fazë, është më mirë që ju të përpiqeni për të shmangur tendencën për të folur duke përdorur gjuhën e foshnjave – kjo gjë mund të jetë zbavitëse për ju, por të dëgjuarit e shqiptimeve korrekte të fjalëve, është diçka më e mirë për zhvillimin e fëmijës tuaj.

Edhe pse ndonjëherë mund të duket si pa kuptim, bisedat me fëmijën tuaj janë një mënyrë e përkryer për të nxitur dhe zhvilluar aftësitë e tij gjuhësore. Kur fëmija juaj flet duke nxjerrë nga goja një fjali me dërdëllisje, ju mund ti përgjigjeni duke i thënë: "Oh, vërtet? Shumë interesante". Ai ndoshta do t’ju buzëqeshë dhe do të shmangë dërdëllitjet e mëtejshme.

Jeta juaj: Shmangia e dëmtimeve që vinë nga mbajtja e fëmijës në krahë

Një fëmijë që rritet, do të thotë më shumë mund për ju, për ta mbajtur në krahë, dhe në të njëjtën kohë, një rrezik më i madh për tërheqjen apo sforcimin e muskujve. Por duke qenë më shumë vigjilent, ju mund të zvogëloni rrezikun e dhimbjes apo të dëmtimit të muskujve:

• Kur ju të ngrini fëmijën tuaj, gjithmonë përkulni gjunjët dhe pak trupin tuaj, në vend që të paloseni mbi belin apo mesin tuaj. Për ta marrë atë nga krevati tij, nëse është e mundur fillimisht ulni krahët anësorë të krevatit.

• Në rastet kur ju doni të mbani fëmijën tuaj gjatë kohës që jeni në lëvizje, investoni në blerjen e një xhepi fëmijësh të mirë, që e shpërndan peshën e fëmijës tuaj në mënyrë të barabartë dhe nuk e sforcon qafën tuaj ose kurrizin. Shiko për mundësinë e blerjes së një xhepi me rripa të gjerë dhe të mbushur.

• Në qoftë se jeni duke e mbajtur fëmijën tuaj vetëm me njërin krah, përpiquni të alternoheni midis krahëve tuaj herë pas here, në vend që ta mbani atë duke përdorur të njëjtin krah gjatë gjithë kohës.

• Në përgjithësi, kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të forcuar pak më shumë muskujt tuaj të shpinës. Kërkoni për stërvitjet e përditshme aerobike dhe ushtrimet e forcës, sidomos ato të projektuara posaçërisht për shpinën.

Nëse ndjeni se keni pësuar ndonjë sforcim, një dush i ngrohtë mund t’ju lehtësojë disi, ashtu sikurse edhe ndonjë masazh i mirë. Provoni disa ushtrime për lehtësimin e dhimbjeve të cilat mund ti bëni vetë, në mënyrë që të reduktoni plagët, para se të shkoni në shtrat.

Këshilla për prindërit: Mbajtja e fëmijës në xhep

'Ende mendoni se duhet të digjni disa kalori? Vendoseni fëmijën tuaj në një xhep shpine, dhe shkoni për një shëtitje të gjatë.' – S.

Ndani këshillat tuaja.