Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/9 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 9 muajsh, java e katërt

Personaliteti i fëmijës tuaj është me të vërtetë duke u zhvilluar tashmë. Ai mund të jetë shumë social, duke dhënë buzëqeshje zemërgjera për të gjithë njerëzit që takon, ose mund të jetë pak më shumë i turpshëm, duke e fshehur fytyrën e tij, kur persona të panjohur për të, përpiqen ti afrohen e ta marrin për ta mbajtur. Foshnja juaj mund ti pranojë menjëherë me guxim personat e panjohur, ose mund të vlerësojë me kujdes situatën, përpara se të pranojë të tjerët. Ai mund të jetë i rrëmbyer ose të ndryshojë gjëndjen e tij të humorit menjëherë në mënyrë dramatike.

Fëmija juaj do të fillojë të bëjë gjeste për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe madje mund edhe të valëvisë dorën e tij në shenjë lamtumire, kur ai ju sheh ju që drejtoheni për nga dera. Ai është gjithashtu duke zhvilluar një mendje të vetën, të cilën juve jo rrallë mund ta hasni kundër tuajës, kur jeni p.sh. duke u përpjekur për ta vënë fëmijën në ulësen e tij për makinë ose në karrocë.

Jeta juaj: Ngritja e gjëndjes tuaj shpirtërore

Ju nuk keni nevojë të bëni plane të mëdha për ngritjen e gjëndjes tuaj shpirtërore dhe për tu ndjerë më e freskët. Këtu janë disa ide për disa gjëra të vogla që ju mund të bëni për të rigjallëruar energjinë dhe entuziazmin tuaj:

• Praktikoni vazhdimisht ushtrimet joga. Këto ushtrime mund të jenë të lehta dhe ju mund të përshtateni me to shumë lehtë, në një moment të vetëm. Mos harroni të merrni frymë thellë. Nëse joga nuk është për ju, atëherë thjesht bëni 10 minuta aerobi.

• Bëni një dush. Ndizni disa qirinj, vendosni pak muzikë në sfond, dhe trajtojeni veten në mënyra të kushtueshme.

• Arratisuni nëpërmjet leximit. Koha e shpenzuar me leximin e një historie të një libri të mirë apo reviste, mund të shërbejë vërtet për të larguar mendjen tuaj nga e përditshmja, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të mbajtur të stimuluar intelektin tuaj. Përfundimi i leximit të një libri (edhe pse duke lexuar vetëm disa faqe për çdo herë) mund t’ju bëjë ju që të ndiheni sikur keni kryer dhe përfunduar diçka për veten tuaj.

• Bëni ndonjë trajtim për veten tuaj – qoftë edhe vetëm një të vogël. Shkoni për një trajtim, në një sallon manikyri, pedikyri ose në një sallon për flokët.

• Dilni për të bërë pazar për veten tuaj. Edhe nëse juve nuk blini asgjë, "pazari në dritare" (vetëm duke parë, pa blerë diçka) është argëtues dhe i këndshëm.

Këshilla për prindërit: Dushi për fëmijën tuaj

'Unë e fus djalin tim foshnje, në dush bashkë me mua. Është më pak i lodhshëm se sa kur i bëj një dush vetëm atij, dhe është shumë më tepër i këndshëm' – K.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti