Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/9 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 9 muajsh, java e parë

Tashmë mund të jetë e vështirë për ju, që të udhëtoni bashkë me fëmijën tuaj. Ai është familjarizuar deri më tani me ambientet e përditshme që e rrethojnë si dhe me fytyrat familjare, dhe i pëlqen parashikueshmëria. Kështu që të qënit në rrugë mund të prishë ndjesinë e tij të sigurisë dhe rutinës, veçanërisht kur viziton një vend të panjohur ose takon shumë persona të panjohur.

Në këtë moshë, fëmija juaj nuk e kupton mirë konceptin e udhëtimit, por ai do të kuptojë se ndodhet në një vend të ri, të çuditshëm. Kështu që, bëhuni gati për disa sjellje të çuditshme, dhe përgatisni shumë objekte për ta hutuar – libra me fotografi, lodra që bëjnë zhurmë, pellushë të vegjël, dhe pa dyshim objektin e sigurisë së tij, në qoftë se ai e ka një të tillë. Pak kohë e qetë larg nga të gjithë personat e huaj, do ta ndihmojë atë për tu ndjerë më mirë.

Jeta juaj: Vaktet e shëndetshme

Ngrënia e vakteve rregullisht është shumë e rëndësishme si për prindërit që janë të zënë me punë, ashtu edhe për foshnjat që janë në rritje. Këtu janë disa ide për vakte të shëndetshme:

Mbani ushqime të shëndetshme me vete. Kur mendoni të ndërroni çantën tuaj për ndonjë shëtitje, konsideroni paketimin e ndonjë vakti të lehtë e kalorik, për veten tuaj. Kjo gjë do t’ju ndihmojë ju për ti rezistuar ushqimeve me shumë yndyrë, me shumë sheqer, si dhe opsioneve shpesh të shtrenjta, të cilat mund t’ju tundojnë kur jeni jashtë.

Furnizohuni me vakte të shëndetshme e të gatshme. Në këtë mënyrë, ju nuk do të keni nevojë për të ndaluar dhe për të gatuar diçka, çdo herë që jeni të uritura.

Disa zgjedhje shumë të mira: drithëra me pak yndyrë, fruta të freskëta, ushqime të thata të fortifikuar me drithëra, zarzavate të freskëta, fruta të ngrira, qumësht dhe kos, të gjitha bashkë për një paketim të plotë me shumë vlera ushqyese, që do ju kënaqë.

Limitoni kafeinën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ju jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me gji. Pini shumë ujë – të thjeshtë ose me gaz – për të mbajtur trupin të hidratuar, ose bëjeni vetë ujin aromatik sipas dëshirës, duke shtuar një sasi me lëng frutash ose duke i shtrydhur limon ose portokall. Çajrat bimorë, të nxehtë apo të ftohtë, janë gjithashtu shumë të shijshëm e me aroma të panumërta.

Këshilla për prindërit: Një dush i sigurt

'Kur djali im u bë shumë i madh për ta vendosur në vaskën e tij, por ishte ende shumë i vogël për ta vendosur në vaskën e banjos së shtëpisë, ne e vumë atë në një legen plastik për larje rrobash. Kjo gjetje ishte e përkryer' – A.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti