Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

10 mënyra të testuara për baballarët për të qetësuar foshnjen që qan

Teknikat e baballarëve funksionojnë gjithmonë tek foshnjet

Baballarët nuk fitojnë gjithmonë kredit për edukimin që bëjnë ata. Por nëse shikoni tek shumica e tyre, do të gjeni mënyra speciale dhe këshilla për të qetësuar foshnjet që qajnë. Ja disa teknika të tyre që ndihmojnë, duke mos marrë parasysh metodën e cucllës qetësuese apo vozitjen e foshnjes në mesnatë.

Qëndroni me sy hapur

Të mësuarit se si të qetësoni foshnjen mund të duket si eksperiment. Strategjitë e mëposhtme mund të mos funksionojnë për ju – por ia vlen të provoni.

Ndjeni dhembjen e foshnjes suaj

Duke vënë të lozë muzikën rege, favorite e foshnjes suaj nga CD, nuk do të ngop foshnjen tuaj të uritur, apo dalja e dhëmbëve të foshnjes nuk do ta qetësojë atë po ti ndërroni pelenat. Me fjalë tjera: Së pari, gjeni burimin e dhembjes, thotë një baba. Po, kjo duket gati logjike, por kur treni i të qajturit lëviz, logjika zakonisht mbetet në stacion.

Provoni gishtin

Nëse nuk jeni të sigurtë, se çfarë e shkakton problemin, ofroni gishtin tuaj të vogël foshnjes për ta thithur. Është metodë klasike, thotë një baba i dy fëmijëve. Çelësi është që të fusni gishtin ashtu që nuk do të gërvishtni qiellzën e foshnjes suaj me thonjë.

Ofroni pije

Për foshnjen, e kemi fjalën. Ofroni një shishe të ngrohtë me qumësht formule apo gjiu.

Kërceni dhe rrotullohuni

Foshnjet i duan lëvizjet – dhe kush do të rrotullohet rreth tyre përveç babait? “Kur vajza ime filloi të qajë, une rrotullohesha dhe kapja atë dhe e fusja në karrigen e makinës” thotë babai i saj, Toni. Kjo ka dy anë të mira, edhe qetëson fëmiun dhe është një formë ushtrimi për mua.

Stil i fortë

Mbani foshnjen tuaj në shpatullat tuaja dhe vendosni duart e tij të vogla rreth qafës tuaj. Pastaj, vallëzoni lehtësisht, para dhe mbrapa. Goditni dyshemenë me shputën tuaj, dhe përsëriteni këtë –hej, kjo funksionon. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni duke e përsëritur por përderisa kjo rrimon me vallëzimin tuaj, është në rregull. Gradualisht filloni të ulni zërin tuaj ashtu edhe foshnja fillon të qetësohet.

Grimasa

Provoni zëra që funksionojnë me anë të trupit. Grimasa të ndryshme fytyre. Shoshone spontane të stomakut afër ndonjë sipërfaqeje të butë. Përfundimisht, provoni disa shaka pozitive që keni praktikuar në fëmijëri. Duke vënë diçka në kokë, dhe duke lënë më pas që të bie nga koka dhe duke bërtitur oh me ra përsëri…kjo bën që të qetësohet foshnja juaj.

Këndoni dhe kërceni

Për disa, kjo mund të duket turpëruese. Rekomandohet çfarëdo kënge, kënga do të qetësojë fëmiun tuaj. Por nëse nuk i pelqen, respektoni këtë, ndërroni këngën menjëherë.

Mbani foshnjen tuaj

Vendosni foshnjen tuaj në ndonjë mbajtëse apo hobe. Në mes të ngrohtësisë së trupit tuaj, rritmit të zemrës suaj, frymëmarrja juaj dhe rritmi hapave tuaj…do të bëjë që foshnjen ta marrë gjumi mbrenda disa minutave.

Duroni

Kjo mund tju duket nënave shumë e detalizuar si një qasje mashkullore, por ndonjëherë foshnjet vetëm qajnë dhe këto qasje funksionojnë. Nëse foshnja juaj nuk ka dhembje, nuk është e uritur, e lodhur apo e lagur, dhe ajo nuk do që ta mbani në krahë, atëherë leni atë që të qajë, përderisa ju mund të duroni të qarat.