Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Babai i ri dhe marrëdhëniet seksuale

Sa kohë duhet të prisni para se ti rifilloni marrëdhëniet seksuale?

Joshja është pikërisht qasja e duhur

Nëse e pyesni mjekun apo maminë, ato do t`ju udhëzojnë të prisni gjashtë javë. Por, është edhe çështje e preferencës, jo secili pret aq gjatë dhe jo secili është i gatshëm aq herët.

Me gjasë, ju duhet të prisni gjashtë javë nëse partnerja juaj ka patur epiziotomi apo ndonje çarje vaginale; plaga kërkon kohë të shërohet. Por nëse eksperienca e saj e lindjes ka qenë e lehtë, ajo mund të jetë e gatshme edhe më herët. Nëse i filloni, jepini vetes kohë dhe jini të butë dhe e kundërta nëse diçka dhemb, ndaloni.

Edhe nëse hiqni dorë nga marrëdhëniet për një kohë, kjo nuk nënkupton që duhet të tërhiqeni edhe nga intimiteti. Ju mund të prisni gjashtë javë, aq sa ju ka rekomanduar mjeku, por mund të gjeni alternativa të tjera për t`u kënaqur së bashku.

A është e vërtetë që ne nuk duhet të shqetësohemi për kontrollin e pas lindjes tani?

A jeni të gatshëm edhe për një bebe? Është e vërtetë që gruaja gjidhënëse nuk është fertile për ca kohë, por është e pamundur të dihet se sa kohë zgjat kjo. Kur gruaja juaj përfundimisht fiton periodat përsëri, ajo është e gatshme të jetë fertile përreth dy javë. Dhe nëse ju jeni duke luajtur ruletë me periudhën e pas lindjes, ato dy javë mund të ndodh që t`ju bie xhekpoti.

Ato ditë pa brenga gjatë shtatzënisë kanë përfunduar, prandaj ju duhet të mendoni rreth metodave kontraceptive. Nëse partnerja juaj është nënë gjidhënëse, juve ju duhet të zgjidhni rreth metodave siç janë diafragma, prezervativët, etj…

Kontraceptivët hormonal oral nuk janë zgjidhje gjatë periudhës së gjidhënjes, edhe pse mini tabletat e progesteronit janë në rregull.

Ne kemi qenë OK për marrëdhëniet, por partnerja ime nuk duket. A jam duke gabuar diku?

Mund të jetë një hendek i madh midis gatishmërisë fizike dhe emocionale për intimitet. Madje edhe pas gjashtë javëve, edhe nëse partnerja juaj u thotë që është e gatshme për marrëdhënie seksuale përsëri, ajo mund të jetë e painteresuar. Ajo mund të ketë frikë nga dhimbja, ajo mund të ketë nevojë për më shumë kohë, apo edhe mund të jetë e lodhur.

Zgjidhja më e mirë për ju është që ti jipni asaj hapësirë, shumë dashuri dhe pa presion. Komplimentet me vend, do të ishin shumë të këndshme për të. Lexoni komentet tek rubrika “Pyet Nënat”, dhe kuptoni se si janë ndjerë ato pas lindjes rreth marrëdhënieve seksuale.

Paramendojeni veten në vend të partneres, ajo mund të jetë shumë e lodhur nga lindja dhe tani tërë energjinë po e shpenzon në bebin tuaj. Nëse ajo është duke e ushqyer bebin me gji, trupi i saj është në kërkesa konstante, por edhe nëse jo, përkujdesja për bebin e posalindur është një punë intenzive fizike. Përfundimisht, mos harroni që gjatë mrekullisë së tanishme nga lindja e bebit tuaj, partnerja juaj ka kaluar orë të tëra me pjesët me private të trupit të saj me mjekët dhe mamitë.

Partnerja juaj tani duke ju përshtatur rolit të saj të ri, ajo mund të ketë pak energji të mbetur për dashurinë fizike. Por kjo nuk nënkupton që ajo ju do më pak. Në fakt, shumë partnerëve periudha e paslindjes iu duket më romantikja, dhe kjo nuk është periudhë shumë seksuale.

Si mund ta sjell partneren time përsëri në disponim?

Joshja është pikërisht qasja e duhur, ju keni nevojë ti jepni partneres tuaj romancë sikurse në fillim të lidhjes tuaj. Që të dy jeni duke kaluar përmes një ndryshimi të madh në jetën tuaj, përderisa të dy e doni njëri-tjetërin, ju keni për të kaluar përmes procesit të të rënit në dashuri me personin e ri të cilin e keni krijuar së bashku.

Kjo kohë mund të jetë egër, e këndshme dhe lodhëse për që të dytë. Përderisa hormonet e partneres tuaj dhe trupi i saj janë duke bërë diç që nuk e kanë bërë më parë, të dy jeni duke deshifruar sinjale konfuze rreth bebit tuaj, përballeni me gjumin dhe mësoni që bebi juaj ju solli kënaqësi dhe stres në shtëpinë dhe marrëdhënien tuaj.

Prandaj nëse ju jeni të gatshëm për intimitet dhe ajo ende jo, këtu rrotull është çelësi. Mbajini gjërat të thjeshta në fillim. Filloni me përkëdheljet, pasi që kjo është një gjë të cilën të dy keni energji ta bëni. Kujtojini asaj që është ende atraktive dhe bëjeni atë të ndihet sikur grua dhe jo vetëm sikur nënë. Do tju marrë kohë për tju kthyer normalitetit, si dhe marrëdhëniet seksuale do të bëhen pjesë e jetës suaj përsëri. Me të vërtetë.

Ne jemi gati për natën e madhe. A më duhet të di diçka më shumë?

Një nga truket e natyrës është që, gruaja në periudhën e paslindjes mund të jetë më e thatë se zakonisht gjatë marrëdhënies seksuale, madje edhe më shumë nëse është nënë gjidhënëse. Mos mendoni që nuk është e ndezur seksualisht, vetëm përdorni ndonjë lubrifikant të përshtatshëm që të evitoni diskomfortin.

Merrni gjërat më ngadalë, gjeni pozitën komforte, dhe lejoni partnerin tuaj të kontrollojë ritmin. Ajo mund të jetë ende e lënduar apo e frikësuar nga ndonjë dhimbje. Edhe seksin mund ta ndjejë ndryshe.

Edhe bebi mund të ju ndërpresë përpjekjen tuaj të parë drejt intimitetit seksual. Mund të ndodh në mes të nates të zgjohet duke qarë saktesisht në kohën e gabuar.

Mirë se vini në botën e prindërve./bebaime.com/