Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Babai në depresionin e pas lindjes

A është e mundur që të jem unë në depresion në vend të gruas time?

Është e mundur. Kur bëhet fjalë për depresionin e pas lindjes së fëmijës shpesh harrohen baballarët në këtë ngjarje. Studimet tregojnë që 10 % e baballarëve vuajnë nga depresioni pas lindjes së fëmijës, pamvarësisht nga ajo nëse nëna vuan apo jo nga depresioni.

Përse ndihem në depresion kur kam fëmijë të shëndetshëm dhe dashurinë e gruas time?

Shkaqet për paraqitjen e depresionit tek mashkujt dhe tek femrat janë të ndryshme. Mashkujt mund të ndjejnë përgjegjësinë financiare në supet e tyre.

Është e mundur që ndjeheni keq sepse jeni mësuar në mënyrë tjetër jetese, dhe tani në vend të daljeve, ahengjeve, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për foshnjen. Ndoshta po brengoseni nëse do të jeni baba i mirë. Ndoshta iu mungon gruaja, e cila tani nuk ka kohë të mjaftueshme për ju, shkaku i foshnjes.

Si duket gruaja ime e kaloi depresionin e pas lindjes ndërsa unë ende jo, kur do të kalojë kjo?

Shpejt do ta tejkaloni edhe ju këtë situatë, vetëm duhet që të kuptoni që kjo është një fazë kalimtare, gruaja juaj do të kthehet së shpejti në punë, dhe nuk do të keni tërë barrën në shpinë.

Shpejt do të gjendeni edhe në planifikimet e juaja të aktiviteteve shoqërore kur të ketë kapur foshnja ritmin e saj, apo do të filloni të shoqëroheni me familje të cilët kanë fëmijë poashtu. Mirëpo edhe gruaja sapo të rritet pak foshnja, do të ju kushtohet juve.

Pa marrë parasysh, caktoni një kohë në ditë kur do ti kushtoheni vetvetes. Në javët e para, pas lindjes së foshnjes zakonisht ndodh që të mos i vëzhgoni imtësirat. Krijoni ndonjë strategji që të mund të fleni mirë dhe të pushoni, të hani ushqim të shëndetshëm, të ushtroni rregullisht, dhe kjo vlen për të dy prindërit. Është shumë e rëndësishme që të mbani afërsinë me njëri-tjetrin.

Nëse ndjeheni të lënë anash, bisedoni për këtë me gruan tuaj dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje të përbashkët për këtë problem - ndoshta edhe nuk jeni angazhuar sa duhet përreth foshnjes dhe për këtë gruaja juaj nuk ka kohë të mjaftueshme për ju.

Që tre muaj jam bërë baba dhe unë ende ndihem në depresion?

Mos nguroni që të kërkoni ndihmën mjekësore nëse nuk mundeni ta zgjidhni vet problemin. Nëse depresioni juaj zgjat më shumë se disa javë, i përcjellur me lodhje, me humbje oreksi, me ndjenjën e pashpresë dhe pa ndihmë apo me sjellje agresive, urgjentisht kërkoni ndihmë mjekësore.

Është shumë e rëndësishme që të mbani afërsinë me njëri-tjetrin. Disa imtësira mund të ndikojnë që babai të ndjehet i paaftë dhe i lënë pas dore. Të dy prindërit duhet të ndjejnë përkrahje, mirëseardhje dhe të kenë marrëdhënje të fortë për njëri-tjetrin në çdo situatë, për vetveten dhe për foshnjen e tyre.

/komuniteti