Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Babai si ndihmë në gjidhënje

A është gjidhënja mënyra më e mirë për ushqyerjen e foshnjes suaj?

Babai i cili po pret lindjen e foshnjes e di që gjidhënja është mënyra më e mirë për ushqyerjen e foshnjes. Qumështi i nënës e ka përzierjen më të përkryer të përbërësve ushqimorë, ndërsa foshnjat të cilat ushqehen me gji kënaqen në të mirat e qumështit – zvogëlohet rreziku nga trashësia dhe alergjia, madje edhe deri te zhvillimi i intelegjencës.

Poashtu, qumështi i nënës është pa pagesë, nuk kërkon ndonjë pregatitje paraprake, si dhe është mënyra më e mirë për lidhjen në mes të foshnjes dhe nënës.

Ndihem sikur gruaja ime tërë ditën ushqen me gji foshnjen tonë, ndërsa unë ndjehem i lënë pas dore. A është kjo normale?

Shumica e baballarëve ndjehen ndryshe pas lindjes së foshnjes. Nuk është se nuk e përkrahin gjidhënjen por vet gjidhënja i bën ata të ndjehen të lënë pas dore. Gjidhënja është vazhdim i ndërtimit të marrëdhënjes së të posalindurit me nënën, për dallim nga emocionet dhe lidhjet me foshnjen dhe nënën gjatë shtatzanisë.

Ajo çfarë është e përbashkët për baballarët e foshnjave të cilat ushqehen me gji është se ndonjëherë apo në mënyrë konstante ndihen kështu:

* Brengosen se vështirë do ta krijojnë marrëdhënjen me foshnjen.

* Ndjenja e pabarazisë, ndjenja se çfarëdo që të bëni nuk krahasohet me atë se çfarë bën nëna.

* Ndjenja e zemërimit sepse foshnja ka hyrë në mesin tuaj.

* Besojnë se nëse nëna është gjidhënëse ajo ka njohuri dhe teknikë më të mirë, prandaj kjo automatikisht i bën ato prindër më të mirë.

A mund të ndihmoj në gjidhënje?

Natyrisht se mundeni dhe duhet të ndihmoni. Mos u dorëzoni dhe mos qëndroni anash vetëm sepse nëna është burim ushqimi për foshnjen. Sa më e mirë marrëdhenja në mes të partnerëve dhe nëna do të ketë gji me gjatë, do të ndjehet më me vetbesim për shkak se jep gji.

Si ti ndihmoj gruas time gjatë gjidhënjes?

* Inkurajoni gruan dhe qëndrojini afër – gjidhënja nuk është punë e lehtë, për këtë ndihmojeni në disa punë shtëpie dhe në çfarëdo gjëje tjetër. Gjatë gjidhënjes jepini një jastëk dhe një gotë ujë, apo mundohuni që ta mbani foshnjen pas gjidhënjes.

* Mundohuni sa më shumë që mundeni të jeni fizikisht pranë foshnjes tuaj – përkëdhelimi, pastrimi/larja dhe leximi për foshnjen, janë aktivitete shumë të mira për zhvillimin e marrëdhënjes tuaj me foshnjen. Kjo do të jetë një mundësi që të lidheni fizikisht në më shumë mënyra.

* Kaloni sa më shumë kohë me foshnjen tuaj – merreni me vete në shëtitje, vendoseni në kangur dhe shkoni për të blerë gjëra ushqimore apo thjeshtë lozni së bashku në shtëpi. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që ta kaloni një kohë vetëm, dhe sa më shumë kohë që kaloni së bashku, aq më shumë do të keni besim në aftësitë tuaja se jeni prind i mirë.

* Ushqeni foshnjen me shishe të mbushur me qumësht gjiri – nëse gruaja juaj pompon gjirin, atëherë ju mund të mësoni se si ti jepni foshnjes qumësht me shishe, dhe njëkohësisht në këtë mënyrë i ndihmoni nënës që të pushojë pakës. Ajo do të jetë shumë falenderuese – provojeni!