Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të bëni fotografi të përkryera të foshnjes tuaj

Ata sy mahnitës, ajo buzëqeshje e bukur…! Kapni momentet më të bukura të personalitetit të shkëlqyer të foshnjes tuaj, me ndihmën e nëntë këshillave të sigurta profesionale.

1. Fotografoni tërë kohën

Fotografistët profesionalë nuk dëshirojnë ta pranojnë, por qelësi i fotografive të mira është i lehtë: fotografoni tërë kohën! Shprazni tërë memorien nga aparati digjital apo vendosni film të ri në aparat, dhe më pastaj sikur të ishit profesionistë, fotografoni pa ndërprerë dhe pa pritur që fëmija të merr pozën ideale. Sigurisht do të kapni një moment fantastik.

2. Kapni momentet e mëdha

Merrni kamerën kur foshnja juaj po buzëqesh – por edhe në momentet kur ai është i zemëruar apo i inatosur. Do të keni një përshkrim të pashlyer të karakterit të fëmijës – me buzëqeshje dhe lot – pamvaresisht moshës së fëmijës.

3. Përdorni zumin (“zoom” – teknikën e afrimit të objektit) gjatë fotografimit

Që të kapni secilin emocion momental të fëmijës tuaj, visheni me ndonjë triko të thjeshtë, dhe filloni të afroni fytyrën e tij. Lenta telefotografike prej 125 mm është ideale për portrete: ajo mjegullon prapavinë dhe vendos objektin i cili po fotografohet në plan të parë.

4. Shikoni bardhë e zi

Fotografitë bardhë e zi duken shumë artistike dhe të sofistikuara – poashtu i japin lëkurës një ton të butë dhe kombinohen shumë mirë me dekore, sidomos kur vendosen me korniza në mur. Përdorni aparat digjital? Shumë lehtë mund ti bëni fotografitë bardhë e zi pasi ti shkarkoni në kompjuter apo me anë të efektit në fotoaparat.

5. Relaksohuni

Lëni fëmijën të luajë në baltë apo të vrapojë nëpër fontanë. Kapni momentin kur foshnja juaj gjuan kovën me katrorka. Këto momente të lumtura, kaotike janë pikërisht ato të cilat do ti kujtoni me ëndje pas disa vitesh. Mos u turpëroni që ti bashkangjiteni fëmijës, do të ndjeheni më të relaksuar, ndërsa fëmija do të harrojë që keni fotoaparat në duar.

6. Çkyçni blicin

Blici në fotoaparat zakonisht shkakton efektin e “syve të kuq” dhe kap nuanca të quditshme të ndryshme në fytyrën e fëmijës. Këshillohet të përdoret drita natyrale nëse kjo është e mundur. Nëse jeni në ambient të mbrendshëm, fotografohuni pranë dritareve ku ka më shumë dritë (por jo direkt para dritares). Kur jeni në ambient të jashtëm, fotografohuni në mëngjes apo pasditeve kur drita nuk është shumë e fortë. Këto periudha ditore quhen “orët e arta” dhe e kanë një arsye të mirë për këtë.

7. Bëhuni realë

Fshehuni: disa fotografi ët shkëlqyera janë bërë në momentet kur nuk e keni planifikuar skenarin. Fotografoni fëmijën duke lexuar libër, kur shikon palëvizur ndonjë lule, apo derisa po loz në kopësht.

8. Bëhuni kreativë dhe fotografoni vetëm disa pjesë të trupit

Ndonjëherë një pjesë flet më shumë se sa e tërë fotografia. Lirisht fokusohuni në fotografimin e gjymtyrëve të foshnjes apo lejoni që vetëm një pjesë e fytyrës të jetë në rrethin objektiv. Mundohuni që ta fotografoni kur jeni pas tij në mënyrë që të kapni sa më shumë anë të fëmijës tuaj.

9. Kontrolloni se çfarë gjendet në prapavijë

Para se të fotografoni, kontrolloni se çfarë ka në prapavijë të fëmijës. Hiqni të gjitha gjërat e shëmtuara apo rrobet e mbledhura. Fotografojeni para ndonjë prapavijë të thjeshtë por interesante, bari apo uji nëse jeni në ambient të jashtëm apo para ndonjë muri të ngjyrosur interesant ose ndonjë pëlhure nëse jeni në ambient të mbrendshëm.