Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si zhvillohet marrëdhënia babë e bir

Në mënyrë që të identifikohet djali me babain, në mes të tyre nuk duhet të ketë dallim të madh në moshë

Se sa do të rritet djali në një mashkull në aspektin psikologjik, kjo mvaret nga familja dhe kultura në të cilën është rritur… Në mënyrë që djali juaj të identifikohet me babanë, në mes të tyre nuk do të duhej të ketë shumë dallim të madh në moshë.

Kur roli social i burrave është i përcaktuara qartë, siç është rasti në shumë shoqëri, atëherë djemtë duke shikuar në meshkujt më të vjetër, fillojnë të akseptojnë karakteristika të roleve gjinore mashkullore. Kështu krijohen meshkujt në mënyrën e defnuar me anë të kulturës.

Pjesa më e rëndësishme e këtij procesi është marrëdhënia babë e bir (apo e mashkullit në rolin e babasë). Djali i cili e do babanë e tij, dëshiron të bëhet në të ardhmen sikurse ai. Dhe për këtë, për djalin babai është model, është ai në të cilin ai pasqyrohet, me të cilin identifikohet, dhe nga i cili merr tipare dhe sjellje “mashkullore ”.

Kur babai mungon apo është më pak i pranishëm, ky proces është i çrregulluar. Shpesh djemtë janë shumë pak të ekspozuar ndaj modeleve mashkullore, dhe më shumë ndaj atyre femërore. Pasoja është “feminizmi” i shoqërisë bashkëkohore perëndimore.

Problemi kryesor është kontakti i pamjaftueshëm në mes të baballarëve dhe djemve, dhe jo të atyre të divorcuar. Hulumtimet tregojnë që babai bashkëkohorë është çdo herë e më pak i pranishëm në shtëpi, del herët nga shtëpia, kthehet vonë, kështu që mesatarja e kontaktit të tyre të përbashkët është më pak se një orë në ditë. E pamjaftueshme për birin që të “thith” material të mjaftueshëm – në mënyrë që të “inqizojë” babain dhe reaksionin e tij në situata të ndryshme.

Në mënyrë që të identifikohet djali me babain, në mes të tyre nuk duhet të ketë dallim të madh në moshë. Djali në moshën 4 – 5 vjeç, e ka të vështirë identifikimin me babain e tij, i cili ka hyrë në dekadën e pestë. Fëmijës së tillë do ti mungojnë “inqizimet ”e babait dhe reagimet e tij kur ka qenë më i vogël. Pikërisht në ditët e sotme, mosha të tilla baballarësh janë çdo ditë e më shumë.

Shumë baballarë sot sillet sikur nëna. Copëzimi i roleve gjinore është pasqyruar në rolet që rrjedhin prej tyre, nga nëna dhe babai. Çdo ditë e më shumë ka baballarë që ofrojnë vetëm dashuri, dhe nëna të cilat janë të detyruara të marrin edukimin mashkullorë tradicional të fëmijës. Kur babai vetëm don, ndërsa nëna është ajo e cila edukon, fëmija ka nënën mashkullore dhe babain femërorë.

Procesi i identifikimit më së miri zhvillohet në familjet me shumë fëmijë, djem. Atëherë, më i riu shikon të vjetrin, ky atë më të vjetër, i cili shikon babain. Në familjet me një fëmijë, të cilat tani janë më shumë se në të kaluarën, kjo mundësi nuk egziston.

Djemve nuk u shkon në favor as mungesa e modeleve të rolit të mashkullit në mesin e të afërmve. Të pranishëm janë gjithmonë vetëm gjyshërit e moshuar. Xhaxhallarët, dajat... janë shpesh të distancuar dhe të preokupuar me jetën e tyre.

Në anën tjetër, djali i vogël është në kontakt intenziv me nënën, gjyshen, teton... Gjer në pubertet zakonisht është i rrethuar vetëm me figura femërore: kopshti, shkolla... Prandaj baballarë, kapni djemtë tuaj nga dora dhe tregojuni botën përreth./bebaime.com/